Deklaratës së Ramës përsa i përket sfidave që kanë sjellë ndryshimet klimatike, Macron iu përgjigj duke thënë se ishte tepër entuziast dhe se besonte se sfida të tilla mund të përballoheshin.
“Thjesht për të siguruar, Edin, jam entuziast dhe çdo ditë kam besim se mund të përballemi me këtë botë gjithmonë e më komplekse. Gjatë gjithë diskutimit është thënë se në thelb kjo luftë është ekzistenciale për të gjithë ne dhe ka ardhur pas problemeve të tjera të cilat ekzistonin, pabarazia sociale, ekonomia, varfëria dhe ka ndjei për një standart të dyfishtë. Por ne duhet të vijojmë të merremi me çështjet që kanë të bëjnë me rendin ndërkombëtar. Ne po rimendojmë përparësitë tona dhe ndoshta nuk janë kuptuar shumë mirë.
Nuk mund të zgjidhim çështje si shkatërrimi i diversitetit, pabarazia, në rast se nuk bashkëpunojmë. Ka shumë forca që përpiqen të na ndajnë por ato çështje të cilat ne duhet të merremi, duhen zgjidhur në nivel ndërkombëtar. Besoj është në interesin e të gjithëve, të flasim për universalizmin, për këtë parim kaq të rëndësishëm”-tha presidenti francez.
Më tej, gjatë konferencës së mbajtur në Samitin e Paqes në Paris, ai u shpreh se duhej të kishte një bashkëpunim në Evropë për të përballuar flukset e emigracionit që e konsideroi edhe si një çështje që kishte shkaktuar debate të shumta në Francë.
“Migracioni për shembull, për këtë kemi debate të forta në Francë. Duhet të kemi përgjigjie të mirëmenduara që mund t’i kemi vetëm nëse do jemi Evropë e Bashkuar. Na duhet më shumë bashkërendim për të administruar flukset e emigracionit. Siç e thashë edhe sot pasdite, jam i bindur se bashkëpunimi ndërkombëtar është tepër jetik”- u shpreh Macron.