Gjatë një takimi me Senatin e Universitetit të Tiranës, kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për vonesat e pagave të pedagogëve. Kreu i qeverisë sqaroi se kjo situatë erdhi si rrjedhojë e përplasjeve mes ministrisë së Arsimit dhe Financave, lidhur me trashëgueshmërinë e fondit të pakunshtëzuar. Problemin e sotëm universitetet, tha Rama, e kanë me veten, dhe jo me qeverinë apo ligjin.
“Problemi themelor që ka universiteti sot është me vetveten, as me qeverinë dhe as me ligjin. Sot universiteti ka një autonomi të zgjeruar. Dhe debati është ser çfarë do të bëjë qeveria më shumë. Vonesa e pagave është një shembull shumë i qartë i faktit se reforma është sfidë, edhe për ne që e kemi udhëhequr dhe kthyer në legjislacion.
Pse? Sepse na ka vonuar ne si qeveri një debat midis Ministrisë së Arsimit dhe Financave, për trashëgiminë e grantit të pakushtëzuar. Ministria e Arsimit me të drejtë këmbëngul që granti të administrohet nga Universiteti, Ministria e Financave këmbëngul që çdo vit duhet një aprovim i MF për trashëgueshmërinë. Dhe u deshën disa ditë për të hapur rrugën e zgjidhjes. Dhe rruga është, fondet e universitetit trashëgohen dhe nuk varen nga vullneti i MF”, u shpreh Rama.
Kryeministri deklaroi se Reforma në Arsimin e Lartë nuk do ndalet dhe askush sipas tij s’do e marrë peng zbatimin e ligjit. “Askush nuk e merr peng dot reformën, as me shfaqje, aq me firma, apo shqetësime sado legjitime që të jenë”.
Rama foli edhe për akreditimin e universitetit, duke moskursyer kritikat sa i takon rezultatit që mori nga agjencia britanike e akreditimeve. Sipas kreut të qeverisë, Universiteti i Tiranës doli i fundit në rankim. “Bëmë akreditimet e universitetit dhe nuk doli mirë. Akreditimi nuk e bëjnë ekspertët e PS, apo kushërinjtë e mi, por sfida është që në testimin tjetër vazhdon një storie me muaj të tërë, jo u dha lekë, e su dha lekë, ca lidhje ka rektori me këtë punë dua ta mësoj sot. Uroj të jetë padia ime, por sido që të rrotullohet biseda, kjo është cështje që e zgjidh universiti.
Sot jeni bishti i fundit të universitetit të vendit bazuar nga ekspertët britanikë, kushuri nuk ka nga Britania që të kenë influencuar, është një nga agjencitë më të mëdha në botë për akreditimin. Prandaj i morëm që të mos dilnim kushërinj. Ua përsëris, jeni bishti i fundit të kavallit të univeristeteve të Shqipërisë”, u shpreh Rama.
“Buka e gojës”, Rama debat me rektorin e UT, Mynyr Koni
Kryeministri Edi Rama është përfshirë në polemika me rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, gjatë takimit të Senatit të UT me kryeministrin dhe ministren e Arsimit, Lindita Nikolli. “Urdhëro merre fjalën e më trego çfarë keni me qeverinë se bukën e gojës ta zgjidhëm“, iu drejtua Rama rektorit të UT, Mynyr Koni. “Nuk e di kush ua ka thënë këtë por unë nuk vuaj për bukën e gojës”, ishte përgjigjja e Rektorit të UT, Mynyr Koni.
Edi Rama: Urdhëro merre fjalën e më trego çfarë keni me qeverinë se bukën e gojës ta zgjidhëm.
Mynyr Koni: Nuk e di kush ua ka thënë këtë por unë nuk vuaj për bukën e gojës…
Mynyr Koni: Jam ndodhur në një situatë bllokuese. Bazuar në ligjin jam drejtuar zyrtarisht, asnjëherë nuk janë plotësuar kërkesat për nevojat e momentit, javën e ardhsme ne fillojmë promovimin e programit te maturantët, më ka ardh përgjigja s’kam mundësi realizoje me mundësitë e tua. Çështjen e punonjësve të rektoratit… Për këtë i jam drejtuar edhe bordit, nuk kam marrë zgjedhjen e duhur. Veprimtaria financiare është e qartë …
Edi Rama: Tani ndërrim bravash unë kisha dëgjuar në federatën e mundjes paska ndodh edhe në universitet… kush e ka zgjedh bordin? Senati. Varet nga senati se keni shumicën, se po të ishte ndryshe, si në universitetet e tjera ku nuk ka probleme të tilla, atëhere do thoshim pyesim shumicën si është puna. Shumicën e keni ju.
Mynyr Koni: Senati ka autonomi.
Edi Rama: Një minutë, e kuptoj janë autonomë, por s’janë shtet më vete. Senati, ka të drejtën t’i thërrasë e t’i dëgjojë. Parlamenti ka të drejtën të thërrasë e të dëgjojë këdo.
Mynyr Koni: Po senati është i ndarë.
Edi Rama: Këto janë çështje të demokracisë i dashur profesor, shyqyr që është i ndarë senati. Ku hyn qeveria te brava? Këto janë punë senati…
Dhori Kule: Na vjen turp të dalim rrugës, se dëgjojmë që thonë na u vonuan rrogat tre ditë, na u vonuan tre ditë dhe ne u ankuam, kush ju jep të drejtë të talleni me integritetin tonë? Jemi bërë për turp. Është problemi i rekrutimit, kemi modelin e DAP dhe ky model është referuar në ligjin e arsimit të lartë, rektori firmos kontratat. Kam 24 pedagogë të bllokuar ku nuk firmosen kontratat. Më ka ardhur turp që problemet e universitetit t’i nxjerr në pazar. Kjo nuk është problem bravash dhe jo bravash.
Edi Rama: Nuk ka lidhje Rektori me bordin në kuptimin e kompetencave, ligji është i qartë. Rektori në radhë të parë që është person i zgjedhur autoriteti më i lartë në piramidë, por me vetëdijen që peshën e përgjegjësive të drejtpërdrejta ka rënë mbrapsht. Me ligjin e vjetër, departamentet ishin si repartet e ndërmarrjeve mekanike.