• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, October 22, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Rama pranon anëtarësim në BE edhe pa të drejtë vetoje, por kërkon ‘reformimin’ e Unionit

October 21, 2025
in Aktualitet, Debat

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Londra se Shqipëria është e gatshme të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian edhe pa të drejtë vetoje, por vetëm nëse vetë Unioni ndërmerr një reformë të thellë në mekanizmat e saj të vendimmarrjes.

Duke folur në panelin e organizuar nga Chatham House me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian”, Rama tha se integrimi i Shqipërisë në BE mbetet objektiv strategjik, por njëkohësisht një proces që kërkon reflektim nga të dyja anët.

“Jam kundër logjikës ‘gjithçka ose asgjë’. Kandidatët për vite të tëra nuk përfitojnë asgjë konkrete derisa bëhen anëtarë të plotë”, theksoi kryeministri, duke shtuar se kjo qasje duhet ndryshuar.

Rama solli në vëmendje pabarazinë ekonomike mes vendeve anëtare dhe atyre kandidate, duke dhënë një shembull domethënës.

“Vendet anëtare përreth nesh përfitojnë rreth 4 mijë e 500 euro për frymë nga fondet e BE-së, ndërsa Shqipëria vetëm 160–170 euro. Kjo nuk është e qëndrueshme”, u shpreh ai.

Sipas tij, falë lobimit të Qeverisë shqiptare dhe bashkëpunimit me Komisionin Evropian, është arritur Plani i ri i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin fonde shtesë për reformat, qasje në tregun e përbashkët dhe në sistemet e përbashkëta të pagesave.

Kryeministri foli edhe për gjendjen e brendshme të vetë BE-së, duke përmendur “një dëshpërim të madh mes vendeve anëtare, sidomos atyre më të mëdha”, për shkak të mungesës së barazisë dhe efikasitetit në vendimmarrje.

“Kur 27 vende duhet të bien dakord për çdo gjë, procesi bëhet i pamundur. Përdorimi i vetos është kthyer në instrument bllokimi që dekurajon edhe zgjerimin”, tha Rama.

Megjithatë, ai nënvizoi se Shqipëria mbështet anëtarësimin me një status të veçantë, pa të drejtë vetoje, për aq kohë sa BE-ja reformon strukturën e saj.

“Nuk di se kur do të ndodhë kjo reformë. Diskutohet prej dekadash dhe nuk është e lehtë të ndryshohen mekanizmat e vendimmarrjes”, shtoi ai.

Në fund të fjalës së tij, Rama theksoi përkushtimin e plotë të Shqipërisë ndaj politikës së jashtme të përbashkët të BE-së, duke kujtuar se vendi ka qëndruar në krah të Unionit në çdo moment kritik.

“Në momentet e vështira askush nuk mund të na fajësojë, dhe në momentet e suksesit ne jemi pjesë e tij”, përfundoi kryeministri.

Next Post

Në arrestimin e Ilir Metës, nuk është gjëja më e rëndë, mënyra e arrestimit.

Ish-deputetja e PD emërohet drejtoreshë e Spitalit në Elbasan: Nuk ishte zgjedhje e lehtë politike

Rama "këshilla" Europës: Janë si gjigantë të fjetur! Dëgjoni mendjet e ndritura të Azisë, Kina do të ketë dyfishin e ekonomisë

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved