Plani i rindërtimit të Fushë-Krujës pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit parashikon transformimin urban rrënjësor të zonës me të gjitha funksionet social-kulturore Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk do të reshtë puna për rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.
“Janë 221 familje në zonën e Fushë-Krujës që kanë nevojë për strehim dhe siç bëmë për Laçin, Vorën, Shijakun e Thumanën po prezantojmë planin zhvillimor të Fushë-Krujës. I garantoj ata që janë në situatën e vështirë pas tërmetit e që ju ranë dy taksirate mbi kokë edhe për shkak të epidemisë se nuk do të reshtim së punuari për ta”, tha Rama.
Në këto 10 ha troje mes banesash kolektive e individuale e shërbimeve, kryeministri u shpreh se “do të bëjmë një transformim të rëndësishëm urban të zonës me të gjitha funksionet social-kulturore.