Mëngjesin e sotëm, kryeministri i vendit, Edi Rama ka zgjedhur t’i urojë shqiptarëve ‘një ditë të mbarë’, përmes një videoje nga shkolla më e re, e cila hapi dje dyert për herë të parë, pas rikonstruktimit për 480 nxënës.
Sipas Ramës, pas rikonstruktimit, të shkollës ‘Papa Kristo Negovani’, në Ersekë, këtë vit ajo është transformuar tërësisht, që nga ambienti brenda, ashtu edhe jashtë, me palestër dhe fushë sporti.
MIRËMËNGJES 😃
dhe me këtë shkollë të transformuar rrënjësisht, e cila dje hapi dyert për 480 nxënës, ju uroj një ditë të mbarë 👫