Mëngjesin e ditës së sotme kryeministri i vendit, Edi Rama, ka ndarë me ndjekësit në një status në rrjetin social pamjet nga blloku i ri i banimit në Kavajë.
Rama bën me dije se së shpejti 359 familje do të hyjnë në shtëpitë e reja të ndërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Rama publikon VIDEON dhe jep lajmin e mirë: Për disa javë do
Kryeministri teksa ndan videon nga blloku i rindërtuar në Kavajë, shkruan “MIRËMËNGJES dhe me bllokun e ri të banimit në Kavajë, ku për disa javë do të hapen dyert për 359 familje që humbën shtëpitë nga tërmeti, ju uroj një javë të mbarë ”shkruan Rama.