Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për Teatrit Kombëtar. Teska ka treguar dhe njëherë vullnetin e tij për të prishur godinën ekzistuese, shkruan se asnjë centimetër tokë e Teatrit nuk do t’i kalojë privatit. Rama më tej ka postuar dhe një video të parkimit që është pas Teatrit Kombëtar, ku fton të gjithë ta shohin dhe të japin mendimin e tyre nëse ajo pronë ka vlera artitektutore e historike apo jo.
POSTIMI I PLOTË
Eshtë folur e stërfolur, shpifur e stërshpifur, akuzuar e stërakuzuar, për truallin e teatrit që do “kafshohet” nga privati! Në fakt ASNJE CM2 e truallit të teatrit nuk do të preket nga asnjë privat dhe mbi të do të ndërtohet VETËM TEATRI I RI KOMBËTAR!
Ndërsa po, është e vërtetë që matanë murit rrethues të teatrit ekzistues, ka një truall në pronë të bashkisë që do t’i jepet privatit, NË KËMBIM TË TEATRIT TË RI që privati do të ndërtojë me kapitalin e tij, pa asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit! Dhe trualli në fjalë është ky që do të shikoni në këtë video.