Edi Rama ka reaguar lidhur me akuzat e bëra ndaj tij se përse nuk pati një reagim lidhur me deklaratën e FIFA-s për të gjobitur Granit Xhakën pasi veshi fanelën me emrin “Jashari” pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë.
Në reagimin e parë Rama theksoi se nuk i takon atij të reagojë kur bëhet fjalë për dy qytetarë që luajnë për kombëtaren e zviceriane, pasi nuk është kryeministër i Zvicrës. Pas këtij reagimi në rrjet u publikua një post i Ramës në vitin 2018-të ku Rama shprehte krenarinë për Xhakën dhe Shaqirin të cilët kishin shënuar po kundër Serbisë në Europian. Në postimin e dytë, Rama shkruan se ai i qëndron të dyja postimeve, por nuk mund t’i ndihmojë dot ata që nuk kuptojnë pse-në.
“Janë ca kinse patriotë më të mëdhenj se të tjerët e disa kinse të zgjuar më shumë se të tjerët, që fjalëve të mia sot u kundërvihen me postimet e mia dikur për e Xherdanit e Granitit! U qëndroj 100% të dyjave dhe ata që nuk duan ta kuptojnë psenë nuk kam se si i ndihmoj”, shkruan Rama.