Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kreu i qeverisë Edi Rama tha se opozita po përhap panik me deklaratat që lidhen me koronavirusin.
Rama pak minuta më parë ka replikuar sërish Bashën.
‘Lulzim Basha ndërroje maskën dhe orën, se kjo është një orë e rëndë për Shqipërinë dhe nuk je as ti, as partia jote halli i këtij populli sot, e s’ta ka borxh askush të të shpjegojë tre herë në ditë që s’është gabim, po është faj në mos krim të nxisësh panik me të pavërteta!
Nëse ty s’të duket luftë kjo e njeriut me virusin e panjohur,quaje gjendje e jashtëzakonshme a si të duash! Po vare të paktën atë fyell në mur e kurseja Shqipërisë avazin politik,se s’është koha për politikë kjo, po ora për t’i shërbyer popullit me forcën e shembullit njerëzor!’- shkruan Rama.