Do takohen së shpejti në Prespë Edi Rama, Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev zone kjo e cila ndahet mes tre shteteve Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë.
Ky takim do të ketë për qëllim zgjidhjen përfundimtare të disa prej çështjeve që qëndrojnë të hapura midis këtyre shteteve fqinje. Këtë herë bëhet fjalë për çështjen e emrit të Maqedonisë.
Pjesëmarrja e Ramës në këtë takim shihet si garanci për pranimin e marrëveshjes, asaj të emrit me Greqinë, edhe nga shqiptarët e Maqedonisë.
Tre liderët do të fokusohen edhe në bashkëpunimin dhe sigurinë e rajonit, ku përfshihet siguria energjetike apo mbështetja për ‘Rrugën e Mëndafshit’, një projekt gjigant i financuar nga Kina.