• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Rama telefonon presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe: Sulmet e Iranit shkelje e së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së

March 2, 2026
in Aktualitet

Shqipëria ka dënuar sot sulmet iraniane ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe. Lajmi konfirmohet nga mediat vendase të cilat i referohen një telefonate që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar me presidentin e Emirateve, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ku edhe ka shprehur qëndrimin zyrtar të Tiranës për situatën e tensionuar në rajon.

Gjatë telefonatës Rama i cilësoi sulmet si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së OKB-së, duke theksuar se Shqipëria qëndron në krah të Emirateve për çdo masë që ato marrin për mbrojtjen e sovranitetit dhe sigurisë së tyre.

Gjatë bisedës të dy liderët diskutuan edhe për përshkallëzimin e shpejtë ushtarak në rajon duke theksuar se tensionet duhet të ndalen sa më parë dhe konflikti të mos zgjerohet, pasi rrezikon të fusë rajonin në një fazë të rrezikshme paqëndrueshmërie, me pasoja jo vetëm për Lindjen e Mesme, por edhe për sigurinë globale.

Presidenti i Emirateve falënderoi Shqipërinë për mbështetjen dhe solidaritetin në këtë moment delikat.

Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme nisi pas sulmeve të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit gjatë fundjavës. Situata agravoi deri në vrasjen e liderit suprem iranian, çka u pasua me kundërpërgjigje të menjëhershme nga Teherani. Irani lëshoi qindra raketa balistike dhe dronë jo vetëm drejt Izraelit, por edhe drejt disa vendeve të Gjirit Persik, përfshirë Emiratet, Arabinë Saudite, Omanin, Bahreinin, Kuvajtin dhe Katarin.

Edhe pse këto shtete nuk morën pjesë zyrtarisht në operacionet fillestare të SHBA-së dhe Izraelit, ato strehojnë baza ushtarake amerikane. Kjo i ka kthyer në objektiv të drejtpërdrejtë të Teheranit. Mes objektivave të goditura ishin edhe zona pranë bazave të rëndësishme amerikane në Bahrein dhe Katar.

Sipas analizave ndërkombëtare, strategjia e Iranit synon të rrisë koston për fqinjët e tij dhe të destabilizojë gjithë rajonin, duke i detyruar vendet e Gjirit të zgjedhin mes thellimit të aleancës me SHBA-në ose shtyrjes për de-përshkallëzim.

Edhe një ditë më parë, Rama reagoi për sulmet ndaj vendeve të Gjirit i quajtur ato një goditje ndaj stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit. Të dielën Rama vlerësoi reagimin e Arabisë Saudite dhe Katarit për zmbrapsjen ‘me forcë dhe saktësi’ të kërcënimit iranian dhe shpreh solidaritet të plotë edhe me Kuvajtin dhe Bahreinin, duke theksuar se në Gjirin Persik siguria është e pandashme dhe se siguria e njërit është forcë për të gjithë.

Next Post

Vrasja e Ali Khameneit, Trump: E vrava para se të më eliminonte mua!

Prej disa ditësh të bllokuar, ARRSH tregon orën: Ja kur hapet rruga alternative Librazhd-Prrenjas!

Djegia e ish vilës së Enver Hoxhës! Diplomatja e skandaleve kërcënon Ramën: Sot vilën e diktatorit herën tjetë do e heqim qafe si Ajtollahun

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved