Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të par mbi dhunën e ushtruar ndaj Xhisiela Malokut nga djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja.
Rama shkruan në ‘Twitter’ se ata q1% hingërrijnë si derra po ridhunojnë vajzën. Duke dënuar dhunën, Rama paralajmëron se askush dhe asgjë nuk është mbi ligjin.
“Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme!Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën.
Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit.Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën.Për ne askush s’është mbi ligjin”, shkruan Rama.