Komisioni Hetimor ka nisur ditën e sotme me dëshminë e kryeminsitrit, Edi Rama, ku është shoqëruar me shumë debate të forta mes tij dhe kryetares së Komisionit Jorida Tabaku.
Debati i plotë:
Tabaku: Me datën 17 dhjetor 2014 eshte marre vendimi për miratimin paraprak, për te cilën sot është i akuzuar nje ish ministër i PS dhe arsyeja perse është ngritur ky komision hetimor.
Rama: Ish-ministri Lefter Koka nuk është i akuzuar për asnjë mbledhje qeverie, as për ndonjë aferë të madhe qeverie. Është nën akuzë për korrupsion që ai ka kryer individualisht me palën tjetër. lidhja midis mbledhjeve e vendimeve.
Është abuzive ta lidhësh me akuzën e ish-ministrit. Është marrëdhënie që dyshohet por duhet ta provojë Gjykata.
Kjo nuk do të thotë që plehrat nuk janë pastruar, revolucioni për ta transformuar Shqipërinë nga një gropë plehrash në mes të Europës, nuk ka shkuar para falë të gjithë vendimeve.
A jam në dijeni për çfarë më thatë ju? Në Elbasan dhe në Fier janë krijuar dy vepra që unë jam krenar. Përqëndrohuni!
Tabaku: A jeni në dijeni që janë financuar inceneratorët me paratë e buxhetit të shtetit?
Rama: A jam në dijeni që Elbasan dhe Fier unë jam krenar për këto vepra. Të flasësh për Shqipërinë ishte një gropë plehrash në vitin 2013. Do t’iu tregoj këtu.