Kryeministri Edi Rama i ktheu nga Konispoli përgjigje deklaratës së kreut të shtetit Ilir Meta, i cili disa herë në deklaratat e tij është shprehur i shqetësuar për pluralizmin në vend, si pasojë e situatës politike
“E kam dëgjuar Metën të thotë se është i shqetësuar për pluralizmin. Secili e di vetë a hy apo nuk hy për të marrë votën. Kanë marrë një vendim të gabuar, nuk i kanë bërë mirë Shqipërisë. Por do ta paguajnë shtrenjtë. Nuk ka njeri të arsyeshëm që të ka dhënë votën dhe ti ta hedhësh mandatin si leckë, pastaj të dalësh rrugëve e të fshihesh mes turmave.
Pak nga pak të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe ekstremistë demokratë që ushqehen me punë të ndershme nuk ka për t’i falur këtë pabesi, të braktisësh ata që të ka dhënë votë. Kjo është pjesë e një plani ogurzi që tërheq vëmendjen që shkakton ndjenja negative në sytë e miqve por edhe atyre që nuk na e duan të mirën.
Pse ata morën ato përgjimet e shpifura dhe i ruajtën të mbyllura për këtë periudhë?! Nëse do kishte fajtorë duheshin dënuar më herët, por politika i ka shfrytëzuar atë shpifësirë për t’ia shpifur shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve Shqipërinë.
Pse një opozitë dhe një president përpiqen ta trembin popullin duke përmendur 97-tën?! Këta kërkojnë me çdo kusht një konflikt dhe gëzohen kur dalin ato fotot e shëmtuara, në bulevardin ku mblidhen këta të paudhë. Saliu, Iliri Luli, fallxhorja si mund ta pranojnë rrugën e cjapit për te kasapi, ndaj bllokojnë negociatat sepse e dinë që atje i pret reforma në drejtësi.
Nuk do t’ia dijë njeri për llakun e Lulit dhe as për filxhanin e fallxhores. A ja vlen të humbësh mundësinë për të punuar në shtet për gjithë jetën për t’i shërbyer ëndrrave të filxhanit”, tha Rama.