Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend është fokusuar tek dekreti i presidentit Ilir Meta për të shtyrë zgjedhjet.
Rama tha se mund ta përdorte këtë situatë në favorin e tij, por kjo nuk është ajo që ndodh në vendet demokratike.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Ne jemi sot dëshmitarë të një tjetër zarari të madh e të papranueshëm… Presidenti vajti dhe u bashkua me telashin historik të këtij vendi, Sali Berishën.
Për cilën arsye në botë, Presidenti do të merrte përsipër të fshinte firmën e tij me firmën e tij.
Për cilën arsye në botë, presidenti bëri një sërë shfaqjesh të paqena për të bërë një akt unikal në historinë e republikave tona.
Ka vetëm një arsye dhe dy fjalë, Ilir Meta. Si erdhi puna deri në këtë pikë vlimi në kazanin e politikës sonë. Pse u përdor, pak rëndësi ka kjo.
Presidenti duke fluturuar përtej kufirit të imagjinatës, u vendos për të vrarë zgjedhjet, dhe pse ne xhanëm se shfrytëzuam këtë për të ndaluar fushatën, dhe për të pritur ditën kur do t’i mbushej mendja partive të Ilirit dhe Saliut për të hyrë në zgjedhje.
Po bëhet përpjekje e madhe kanal më kanal, portal më portal, për të ma faturuar mua përgjegjësinë, e madje deri për një qëllim të fshehtë e djallëzor për të provokuar një konflikt civil në Shqipëri.
Po ia nis me një pyetje. Sa të lidhur me interesat e një grushti njerëzish, aq edhe të pandarë nga interesat e tyre. Sa të jem unë i pabindshëm se kjo nuk është koha për kompromis por për zgjedhje më 30 qershor.
Në rang vendi ne kemi 75% të vendit. Kemi mbështetje solide, të palëkundur. Qeveria ka probleme, turizmi dëmtohet, ekonomia, besimi i investitorëve. Qetësimi i situatës duke përdorur zhdekretimin, duket si gjëja më e thjeshtë.
Po përse të kem një dhimbje koke, kur s’kam asnjë lloj interesi të ngushtë e pragmatist. Të kthehem në pengesë për qetësimin e situatës dhe asnjë pengesë në rrugën e qeverisjes, nëse zgjedhjet shtyhen edhe në pafundësi.
Nëse do të isha i shqetësuar për karrigen do të isha i pari që do të hidhesha përpjetë që presidenti lëshoi një re nga pantallonat.
E gjuaja gjenialitet politike dhe thoja bravo zoti president dhe punë e madhe se nisëm fushatën. Firma juaj na e hoqi dhimbjen e kokës. Dhe hajdeni se këtu jemi, i bëjmë zgjedhjet kur të jenë gjërat siç doni. Dilja si burrë i urtë e i pafajshëm.