Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se komunikimi i parë pas shumë kohësh me kreun e opozitës, Lulzim Basha ishte menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit.
I ftuar në emisionin “Java” në RTSH, Rama tha se me Bashën kishte pa folur që prej kohës kur ai dhe opozita ka qenë në parlament, ndërsa tregon se i ka dërguar një mesazh pas tërmetit ku e sugjeronte për bashkim.
“I kam çuar një mësazh pas tërmetit për ti sugjeruar qe te jemi bashke dhe kaq.
Komunikimi im i fundit më të ka qenë kur PD ka qenë ende në parlament”, tha Rama.