Tre liderët e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç kanë dalë në një konferencë për shtyp pas Samitit të Ohrit në kuadër të ashtuquajturit “Mini Shengeni Ballkanik”.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se Kosova u vetëpërjashtua nga Samiti pa asnjë arsye.
Dua të jem sa më i qartë me të gjithë ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë. Nuk është ky momenti për ta shpjeguar këtë por së pari në kujtesën time jemi ulur dhe kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet e zeza mbi të bardhë në këtë nismë, në Sofje. Londër, Poznan Trieste, Durrës, Shkup. Mesa kujtoj nuk më rezulton se Serbia dhe Bosnja e kishin njohur Kosovën por kjo nuk i ka penguar liderët e saj të marrin pjesë dhe të flasin në emër të Kosovës.
Së dyti në kujtesën time u desh një kohë jo e shkurtër që Kosova të pranohej në tavolinë nga Serbia dhe Bosnja sepse asnjëra nga dy palët nuk kishte pranuar. Pjesëmarrja e Kosovës nuk është vënë kurrë në diskutim. Nuk e gjej dot interesin nga rikthimi viteve me vetëpërjashtim.
Bashkëpunim rajonal dhe jetësimi i 4 lirieve të BE në bashkëpunim me vendet e rajonit nuk do të thotë se Shqipëria ka ndërruar qëndrim ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës por moszgjidhja e kësaj çështje nuk është arsye për vetpërjashtim të papritur apo që Shqipëria dhe Kosova të mos mbrojnë interesat që kalojën përmes gjithëpërfshirjes.
Një pyetje e thjesht do ndihmonte shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës: A do donin të vazhdonte historia me njerëz që mbajnë radhë dhe mallra që presin apo që të çelej plotësisht kufiri për 4 lëvizjet e lira. Heqja e kufirit nuk është një mini shengeni.
Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të lëvizin lirisht pas pasur pengesa absurde që përkthehen në kosto që ne i humbim nga ky lloj barrikadimi pas kufinjve që i ka ikur koha. Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të zhduket” – tha Rama.