• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Raport TV bëhet qesharak, reporterja Rizela komunikoi me “recepsionistët” e KE për ndryshimin e nenit 242

February 17, 2026
in Aktualitet, Debat

“BE-ja monitoron dhe vlerëson çdo nismë legjislative që lidhet me gjyqësorin në të gjitha vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë. Këto nisma pritet të jenë në përputhje me acquis-in e BE-së dhe standardet evropiane”, vë në dukje përgjigja duke bërë të qartë se, nisma e fundit e shumicës, që mban vulën e kryeministrit Edi Rama, nuk është konsultuar më parë më Brukselin.

I pyetur nëse ekziston rreziku për një përplasje më të thellë ndërmjet pushtetit gjyqësor dhe atij ekzekutiv, komisioni shprehet se “retorika që mbjell mosbesim publik ndaj gjyqësorit dhe ndaj pavarësisë, paanshmërisë dhe integritetit të sistemeve gjyqësore dhe prokuroriale është kundërproduktive”.

Në reagimin e tij Komisioni i cili nuk është përfaqësuae virtual por nocion që sipas Rizelës së Report tv ripërsëriti qëndrimin se “është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë të shqyrtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij”, .

“Lufta efektive kundër korrupsionit është me rëndësi parësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, nënvizon Komisioni europian.

Si e komentoni këtë amendament?

BE-ja po e ndjek nga afër amendamentin e Kodit të Procedurës Penale të paraqitur më 16 shkurt.

A është konsultuar qeveria shqiptare me Bashkimin Evropian lidhur me këto ndryshime?

BE-ja monitoron dhe vlerëson çdo nismë legjislative që lidhet me gjyqësorin në të gjitha vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë. Këto nisma pritet të jenë në përputhje me acquis-in e BE-së dhe standardet evropiane.

A e konsideroni këtë ndryshim ligjor të përshtatshëm në periudhën aktuale që po kalon vendi, veçanërisht në lidhje me luftën kundër korrupsionit në nivele të larta?

Kjo përfshin gjithashtu zbatimin e reformës në drejtësi të vitit 2016 në kuadër të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Shteti i së drejtës dhe pavarësia, llogaridhënia dhe efikasiteti i gjyqësorit në Shqipëri janë elemente themelore të procesit të zgjerimit të BE-së.

A ekziston rreziku që kjo të krijojë një përplasje më të thellë ndërmjet pushtetit gjyqësor dhe atij ekzekutiv?

Retorika që mbjell mosbesim publik ndaj gjyqësorit dhe ndaj pavarësisë, paanshmërisë dhe integritetit të sistemeve gjyqësore dhe prokuroriale është kundërproduktive.

A do të ndikojë një vendim i tillë nga autoritetet zyrtare në Tiranë në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian?

Siç është theksuar edhe më parë, është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë të shqyrtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij. Lufta efektive kundër korrupsionit është me rëndësi parësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

“BE-ja po e ndjek nga afër amendamentin e Kodit të Procedurës Penale të paraqitur më 16 shkurt”, deklaroi Komisioni europian për Report Tv pasi shumica njoftoi të hënën ndryshimet në kodin e procedurës penale përmes të cilave ndalon pezullimin e anëtarëve të qeverisë dhe 4 drejtuesve të institucioneve të tjera kushtetuese, pezullimin nga detyra me vendim gjyqësor.

Komisioni saktëson se pret që nismat të jenë në përputheje me legjislacionin komunitar.

“BE-ja monitoron dhe vlerëson çdo nismë legjislative që lidhet me gjyqësorin në të gjitha vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë. Këto nisma pritet të jenë në përputhje me acquis-in e BE-së dhe standardet evropiane” të gjitha këto sipas një gazetarje deri dje të padëghjuar e cila komunikon me recepsionistet e KE për çeshtjet e brëndëshme të Shqipërisë.

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved