Ka më shumë se një burim që tregon se Erion Veliaj është tepër i shqetësuar për rrjedhën që mund të marrin hetimet për inceneratorin e Tiranës.
Ashtu sikurse tregon një investigim i thelluar që po mbahet tepër sekret, kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ankthi i kryebashkiakut rezulton të jetë i përligjur.
Ajo që vë re Kontrolli i Lartë i Shtetit (Pika 36 faqe 48 e raportit paraprak) është se në shkelje flagrante Bashia e Tiranës vazhdon që prej vitit 2018 të paguaj kompaninë “Integratet Energy B.V SHPK”, për një shërbim që ajo nuk e ofron.
Pra Erion Veliaj paguan me 29 euro për ton për incenerimin e mbetjeve ndërkohë që inceneratori ende nuk ka filluar punë dhe nuk është në gjendje të kryejë djegjen e tyre.
Në raportin e KLSH thuhet: “Që prej vitit 2018 deri aktualisht, Bashkia Tiranë dhe MIE janë duke paguar tarifën 29 euro/ton mbetje urbane për incenerimin e mbetejeve, për një shërbim ende të pakryer duke qenë se ndërtimi i inceneratorit ende nuk ka përfunduar”.
Gjithashtu grupi i auditimit vë në dukje se atij nuk i është vënë në dispozicion dhe nuk ka parë asnjë dokument që të dëshmojë se tarifa 29 euro/ton të jetë nedociuar mes përfaqësuesve të bashkisë dhe atyre të koncesionarit duke hedhur dyshimin se ajo është vendosur sipas oreksit të privatit.
Madje në konkluzionet e veta grupi i KLSH thekson me forcë se kjo shifër e lartë duhet të rishikohet për sa kohë që “Integratet Energy B.V SHPK” nuk ka filluar punë dhe nuk e bën djegjen e plehrave për të cilat paguhet.
Në pikën 13 rekomandohet një vendim që duhet marrë “menjëherë”: “Bashkia Tiranë dhe koncesionari të marrin masa për diskutimin dhe arritjen e një marëveshjeje lidhur me tarifën që duhet të paguajë bashkia në situatën aktuale kur mbetjet e depozituara nuk po trajtohen plotësisht deri në momentin që imianti do të vihet në punë”.