Raporti perfundimtar i OSBE/ODHIR i ka dhene nje tjeter shuplake opozites, duke theksuar ashtu si ne raportin paraprak se thirrjet e opozites per bojkot ndikuan negativisht ne besimin ne procesin zgjedhor, por nga ana tjeter thekson se ” “Korniza ligjore për zgjedhjet, ndonëse kryesisht e pandryshuar që prej zgjedhjeve të fundit, siguroi në përgjithësi baza të shëndosha për zgjedhje demokratike.”
Me tej qarte dhe paster raporti shkruan se “Thirrjet e opozitës drejtuar elektoratit për të bojkotuar zgjedhjet, njëanshmëria politike e autoriteteve lokale dhe përbërja e paekuilibruar i administratës zgjedhore ndikuan të gjitha negativisht mbi besimin e publikut ndaj procesit zgjedhor.”
Duke identifikuar drejperdrejt opoziten si shkaktare te pengeses se votuesve, raporti thekson se
“Listat e zgjedhësve në mes të qershorit u hoqën me urdhër të kryebashkiakëve të opozitës, duke privuar votuesit në këto bashki nga mundësia për të verifikuar të dhënat e tyre.”, shkruhet ne raport.
Por jo vetem kaq. Raporti identifikon punonjesit e administrates se bashkive te opozites qe tentuan te prishin procesin.
“Punonjësit bashkiakë ishin në mesin e atyre protestuesve të vëzhguar nga ODIHR EOM që penguan fizikisht administratën e zgjedhjeve në të paktën 13 bashki të qeverisura nga kryebashkiakët e opozitës“, thekson raporti.
Ndersa duke vleresuar punen e bere nga qeveria raporri thekson se “Në mënyrë pozitive, më 10 maj, qeveria miratoi dy vendime, që synonin parandalimin e keqpërdorimit të administratës dhe burimeve publike gjatë zgjedhjeve.”
Nje tjeter element i rendesishem qe ive vulen faktit se zgjedhjet ishin demokratike, shihet ne paragrafin ku raporti thote se “Korniza ligjore për zgjedhjet, ndonëse kryesisht e pandryshuar që prej zgjedhjeve të fundit, siguroi në përgjithësi baza të shëndosha për zgjedhje demokratike.”