Ka dalë raporti për Klimën e Biznesit dhe Investimeve në Shqipëri nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë(DIHA). Në prezantimin e rezultateve të anketimit ka qënë pjesëmarrëse Anke Holstein, e ngarkuara me punë e Ambasadës Gjermane në Shqipëri. Ky anketim vjetor, i cili u plotësua nga kompanitë anëtare të DIHA-s, paraqet një vlerësim të vitit të shkuar si dhe një parashikim për vitin në vazhdim.
Hartmut Jarosch, Drejtor Ekzekutiv i DIHA ka thënë që Shqipëria ka mundësi më të mira investimi se një vit më parë.
Anketuesit e kanë vlerësuar pozitivisht situatën aktuale ekonomike. Rreth 77% e të anketuarëve do të investonin sërish në Shqipëri. Në 2018 pyetjes nese punonjësit në Shqipëri janë të trajnuar dhe profesionistë, i janë përgjigjur 11% me po, në ndryshim nga viti i shkuar ku vetëm 7 % të anketuarëve mendonin se punonjësit në Shqipëri ishin të trajnuar dhe të specializuar.
DIHA përfaqëson interesat e biznesit gjerman në Shqipëri. Ajo nxit marrëdhëniet bilaterale të biznesit dhe jep konsulencë për kompanitë gjermane dhe shqiptare në lidhje me bashkëpunime të mundshme dhe zhvillime të tregut. Është e lidhur me rrjetin e Dhomave Gjermane të Tregtisë me Jashtë./Shqiptarja