Në transmetime live ndodhin kurdoherë të papritura, po të të vijë e të puthë një i panjohur vetëm gazetares kolumbiane Julieth Gonzalez i ka ndodhur. Gonzalez po raportonte nga qyteti rus Saransk kur incidenti ndodhi. Një burrë i panjohur vjen me shpejtësi e puth dhe i kap gjoksin gazetares. Gonzalez vazhdon raportimin dhe nuk e ndërpret pavarësisht incidentit.
Gazetarja e ka postuar videon në rrjete sociale dhe shkruan: “Isha atje për dy orë duke përgatitur gjërat e mira dhe asgjë s’më ndodhi. Por kur dolëm live ky burri përfitoi. Ai erdhi tek unë, më puthi dhe më preku gjoksin. Mu desh të vazhdoja, më pas u përpoqa të shihja nëse ndodhej aty, por ai ishte larguar. Ne nuk e meritojmë këtë sjellje”.