Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë ka zbuluar detaje mbi infektimin e babë e bir nga koronavirusi.
“Si është bërë e ditur nga MSH, ISHP ka konfirmuar mesnatën e mbrëmshme dy raste me koronavisur. Bëhet fjalë për dy raste të importuar nga Firence.
Një 28-vjeçar që ka ardhur nga Hani i Hotit, dhe me një kontakt të ngrushtë familjar ka rezultuar edhe një tjetër i prekur”, u shpreh Rama.
“Këshilla themelore e OBSH dhe baza e të gjitha praktikave të ndjekura nga shtetet e tjera është: ruajtja e qetësisë, marrja e masave hap pas hapi dhe referimi sa më strikt në protokollin zyrtar të organizatës botërore të shëndetësisë, si edhe në burimet zyrtare të informimit shëndetësor”- theksoi Rama.
Sipas tij, sistemi ynë shëndetësor dhe të gjitha strukturat e përfshira në planin e masave janë në gatishmëri për të përballur situatën hap pas hapi.
Kryeministri ka theksuar se receta me e gabuar ne raste te tilla është ajo që buron nga paniku, ndërkohë që ilaçi me efektiv është qetësia dhe zbatimi i gjithë rregullave të thjeshta por shumë efikase sipas edhe njoftimeve të vazhdueshme të OBSH.