• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, October 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

REAGIMI/ Altin Dumani dhe Ulsi Manja janë dy anët e të njëjtës medalje sa i përket “regjimit dibran në burgje”

October 18, 2025
in Aktualitet, Debat

Një zyrtar i Drejtorisë së Burgjeve i ka dërguar një letër redaksisë së gazetës, ku shpjegon mungesën totale të ligjshmërisë në raport me të drejtat elementare të të burgosurve, të cilat janë përdhosur nga bashkëpunimi prokurori–Drejtori e Burgjeve. Sipas tij, kjo ka krijuar pasiguri të plotë ligjore dhe një rrëmujë rregullash e urdhëresash që favorizojnë korrupsionin, rrisin artificialisht pushtetin e administratës mbi të drejtat themelore të të burgosurve dhe krijojnë një terren për dominimin e punës së administratës së burgjeve nga veprimtaria kriminale.

Fjala vjen Ilir Beqja tani mudn të arrestohet, pasi me leje gjykate ai ka marrë USB me matreale në burg, por në brug USB ndalohet, kurse kompjuteri lejohet. Ndërkohë që Ulsiu thotë kompjuteri ndalohet ndërsa Dumani thitë lejohet.

Zyrtari, i cili preferon të ruajë anonimatin e tij, shpjegon se aktualisht në burgje nuk mund të përdorësh as USB dhe as një kompjuter personal, edhe pse kompjuteri offline lejohet dhe është i instaluar në disa institucione, ndërsa USB-ja është në listën e sendeve të ndaluara me rregullore të burgjeve.

Ai fajëson “lojën e pingpongut” mes Prokurorisë — në rastin konkret SPAK — dhe “regjimit të Ulsit në burgje”, që kanë krijuar një paligjshmëri totale duke eliminuar çdo të drejtë themelore të të burgosurve.

Letra e plotë e oficerit të lartë të Burgjeve

E lexova me vëmendje editorialin tuaj “Si Altin Dumani nxorri zbuluar regjimin e Ulsiut në burgje” dhe më lejoni të ndaj me ju disa mendime.

Altin Dumani dhe Ulsi Manja janë dy anët e të njëjtës medalje sa i përket “regjimit dibran në burgje”, ndaj edhe përgjigjja e Dumanit përfaqëson një gjysmë të vërtetë, kur deklaron se:

> “…nuk ka ndaluar apo urdhëruar ndalimin e përdorimit të kompjuterit offline në burg nga të burgosurit që e kanë të nevojshëm përdorimin e tij, sidomos për t’u njohur me akuzat ndaj tyre.”

Duke besuar se flet në emër të SPAK, ky deklarim përfshin të gjithë prokurorët, të cilët rast pas rasti mund të vendosin kufizime për të paraburgosurit, përfshirë edhe ndalimin e përdorimit të kompjuterit offline.

Kompjuteri offline në IEVP ka ekzistuar para Ulsiut dhe do të ekzistojë edhe pas tij, si pjesë e trajnimit profesional të të dënuarve dhe/ose të paraburgosurve, në funksion të rehabilitimit dhe integrimit të tyre pas kryerjes së dënimit.

Kompjuteri online është instaluar në çdo IEVP që në kohën e pandemisë për realizimin e kontakteve me familjarët nëpërmjet shërbimit Skype, si dhe aktualisht për komunikimin me familjarët nëpërmjet Microsoft Teams.

Ky kompjuter në çdo moment mund të shndërrohet në versionin offline, në funksion të leximit të materialeve proceduriale që Dumani u vë në dispozicion të paraburgosurve nëpërmjet USB-së.

Por Dumani qëllimisht — sepse nëse do ishte nga padija, është e pafalshme për një prokuror — nuk flet për skandalin e SPAK sa i përket dhënies së akuzës në formatin USB për të burgosurit, çka e bën të pavërtetë pjesën e dytë të deklarimit të tij mbi përdorimin e:

> “…kompjuterit offline në burg nga të burgosurit që e kanë të nevojshëm përdorimin e tij, sidomos për t’u njohur me akuzat ndaj tyre”

(kuptohet në formatin USB!)

USB në kuptimin “USB drive”

Një pajisje USB flash është një mjet që shërben për ruajtjen dhe magazinimin e të dhënave. Zakonisht është e rishkrueshme, më e vogël se një CD dhe mund të hiqet e vendoset në kompjuter ose pajisje të tjera.

Është SEND I NDALUAR, sipas legjislacionit në fuqi për burgjet.

Kodi Penal – Neni 324/a

Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim

(Shtuar me ligjin nr.135/2015, datë 5.12.2015)

> Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim, të cilat, sipas legjislacionit në fuqi, janë të ndaluara, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. (paragrafi i parë)

Ndonëse Ligji 81/2020 (i ndryshuar) dhe Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve (neni 26) nuk parashikojnë specifikisht USB-në si send të ndaluar, me Urdhër nr.649, datë 21.01.2019, të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, është miratuar “Lista e sendeve teknologjike të ndaluara për përdorim nga të dënuarit në IEVP”, ku USB drive cilësohet send i ndaluar (faqe 4).

Nëse ky urdhër konsiderohet pjesë e “legjislacionit në fuqi”, atëherë futja dhe/ose mbajtja e USB-ve në regjimin e brendshëm përbën vepër penale sipas nenit 324/a të Kodit Penal.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë SPAK, me vetëdije, u komunikon të pandehurve akuzën në një formë të pamundur për t’u përdorur, pasi futja dhe/ose mbajtja e sendit USB do të përbënte vepër penale.

Kjo është më absurde se akuza ndaj Erion Veliajt për përdorimin e telefonit të një punonjësi të burgjeve, që nëse do të qëndronte, vetë punonjësi do të duhej të arrestohej në flagrancë, pasi dënimi për të është nga 5 deri në 10 vjet burgim (paragrafi i dytë i nenit 324/a).

Zgjidhja ligjore e mundshme

Për të shmangur këtë absurd, SPAK duhej t’ia dorëzonte USB-në të pandehurit në momentin e njoftimit të akuzës në vendin ku ai ndodhet i burgosur (Kodi i Procedurës Penale, neni 139, pika 1 dhe 2), duke hequr përgjegjësinë penale nga punonjësit e IEVP-së dhe duke garantuar identifikimin e pajisjes e mosmodifikimin e saj.

Nëse Urdhëri nr.649 është pjesë e “legjislacionit në fuqi”, SPAK duhej të hapte çështje penale për futjen e sendit të ndaluar (USB).

Nëse nuk është pjesë e legjislacionit në fuqi, SPAK duhej të hapte çështje penale për shpërdorim detyre ose kryerje veprimesh arbitrare ndaj administratës së burgjeve për kufizimin e të drejtave të ligjshme të të burgosurve.

Këto janë, sipas meje — me formim juridik të kufizuar — dy gjysma të vërtetash që shpjegojnë si deklarimin e Dumanit, ashtu edhe përgjegjësinë e Ulsiut, i cili në rastin “Veliaj” duket se po merr hak për dëbimin që ky i fundit i bëri si deputet i qarkut Tiranë.

Respekte,

Një oficer i lartë i Drejtorisë së Burgjeve

Next Post

"Kush e zgjodhi vendin e takimit"? Sekretarja e Trump habit gazetaren me përgjigjen: Mamaja jote...

Moska hedh idenë e tunelit “Trump-Putin” që lidh Rusinë me SHBA-të, propozon Elon Musk që ta ndërtojë

"Trim mbi trima Gjergj Kastrioti"... Shqiptarja që fitoi "Miss Amerika" mahnit publikun në gjuhën shqipe (Video)

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved