Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar mbi ngjarjen tragjike në Vlorë ku një 24 vjeçar ekzekutoi 8 persona.
Teksa shpreh ngushëllime dhe përshkruan ngjarjen, Berisha ka hasur në komente mjaft të forta nga qytetarët.
Ata i kanë kujtuar ish-kryeministrit vendimin për hapjen e depove të armëve të cilat kanë shkaktuar mjaft tragjedi në vend.
Në Resulaj të Bashkisë së Selenicës, në Qarkun e Vlorës, u regjistrua pasditen e së premtes një ndër ngjarjet më të rënda në dy dekadat e fundit ku një person ekzekutoi në gjakftohtësi 8 persona, anëtarë të dy familjeve Zykaj, me banim në po të njëjtin fshat.