Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar lajmin se mund të rikthehet regjimi i vizave për Shqipërinë.
Përmes një positmi në rrjetet sociale, Rama shprehet se kjo është një thashethem.
Ai etiktoi edhe Sali Berishën, duke thënë se nuk ka asnjë shans që t’i hiqet ‘non grata’ e vendosur nga SHBA-të.
“Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri, askush mos çuditet si e qysh përhapet thashethemi se BE-ja do kthejë regjimin e vizave!
Non grata nuk ka shans të hiqet, vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë”, shkroi Rama në Twitter.