Real Madrid fiton një trofe tjetër, dhe kësaj radhe mbetet edhe shija e ëmbël e fitores në derby.
“Los Blancos” triumfuan në Arabi Saudite kundër Atletico Madrid pas penalltive, ndërkohë që 90 minutat tradicionale dhe 30 minutat shtesë nuk mjaftuan për të përcaktuar një fitues, por as që të bëj tifozët e shumtë të festojnë për një gol.
Ndeshja tregoi ekuilibër midis ekipeve të Zidane dhe Simeone, ku loja më e mirë e Realit balancoi rastet e shumta që pati Atletico.
Ndeshje ishte e tensionuar në fundin e saj, me një karton të kuq të Valverde ndaj një faulli të rëndë ndaj sulmuesit të Atletico Morata në kundërsulm.
Protagonist në minutat e fundit ishte portieri belg i Realit Thibaud Courtois, që shpëtoi në disa raste veçanërisht në minutat shtesë, si dhe gjatë penalltive, ku priti dy prej tyre.