Këtë të martë Champions League luajti disa nga ndeshjet e Play Off. Vëmendja më e madhe ishte e përqëndruar në Manchester, aty ku sfida mes Cityt dhe Real Madrid përfundoi 2-3 në favor të Los Blancos.
I pari që shënoi ishte Haaland, ndërsa Mbappe vendosi ekuilibrat.
Haaland riktheu sërish në avantazh anglezët, por goli i Dias në fund prishi festën e të besuarve të Guardiolës. Në fund një gol i Bellingham i dhuroi suksesin Realit.
Skuadra e kualifikuar kështu, vendoset në ndeshjen e kthimit.
Dortmund fiton 0-3 ndaj Sporting, me golat e Guirassy, Gross e Adeyemi. Juventus mund 2-1 PSV. McKennie e Mbangula nderuan “Zonjën e Vjetër”, ndërsa goli i holandezëve mban firmën e Perisic.