Nga Anri Bala
Vazhdon, si çdo ditë avazi i vjetër nga të gjithë mediat, si iniciatore kryesore të shpifjes, për politik, “shfaqje”, klikime, përfitime dhe pse jo, për tu specializuar në intrigë, duke e zgjatur sa më shumë… për ta bërë të paharrueshme! Nuk e dimë a ju kujtohen, “mijëra kontenierë” me mbeturina, që do digjeshin e groposeshin në Shqipëri dhe OJQ, LGBT, parti pa vula dhe anëtarë, u ngjitën nëpër male, për të gjetur shpellat dhe tunelet, ku do të fshiheshin dhe do të digjeshin.
Mirëpo, gënjeshtarët e këtyre përmasave, duke qenë se vijnë nga parti dhe rryma njerëzish pa shkollë dhe hallexhinj si Babalja, që gënjehen lehtë, nuk kanë asnjë mundësi të besohen. Bile, sa më shumë të zgjasë koha e mashtrimit, aq më të bindur janë, se ajo që kanë thënë ka ndodhur, por njerëzit normal nuk e shikojnë. Vetë mashtruesit, tani e besojnë dhe kanë bindur veten, se nuk kanë gënjyer dhe kjo është kryesorja! Njerëzit e 49+36=95, sa do që të mundohen, nuk mund ta hiperbolizojnë kaq shumë shpifjen, sepse nuk të lejon shkenca ekzakte… matematika.
Në vitin 2015, rreth 1 milion refugjatë, vërshuan drejt Europës Perëndimore, për shkak të konflikteve të armatosura në vendet e tyre. Mbajeni mend… 1 milion! A e dini, se sa vende të Europës, shumë më të përgatitura se ne, u përfshinë në përballjen e kësaj situate aspak të zakontë?! A e dini, se çfarë teknologjie dhe fondesh u përdorën për t’i ndihmuar, shpërndarë dhe akomoduar këta njerëz?! A e dini, se u bllokuan linjat më të mëdha të transportit hekurudhor në Europë, nga fluksi i tyre?! A e dini, se sipas raportit të BE-së, në lidhje me vendosjen e refugjatëve në Europë, numri i refugjatëve të rivendosur në BE, ka qenë 160 mijë refugjatë, kurse numri i refugjatëve nga Turqia, Jordania dhe Libani, përfshinte 22 mijë.
Megjithëse, pas marrëveshjes së nënshkruar nga Turqia me BE-në, mendohej se Turqia do të priste tranzit, rreth 75 mijë refugjatë, shifër kjo që nuk u realizua kurrë! Këto shifra, fliten për vitin 2016 dhe sot as që bëhet fjalë, sepse fluksi i refugjatëve në 2018, është një fraksion i asaj që ndodhi në 2015.
Vërtet mund ta besoj një njeri normal, se Shqipëria do strehoi dhe afrikanët e Francës, që kanë me dhjetra vjet që jetojnë atje dhe do vinë të jetojnë në Shqipëri, për të ikur më vonë me “skafe”, sepse ndryshe nuk bëhen 600 mijë.
Si mundet, që një mendje normale, të imagjinoj 600 mijë njerëz, drejt Shqipërisë?! A e dini, se vetëm për të përballuar fluksin e refugjatëve nga Turqia, për tu kthyer andej nga kishin ardhur, Greqia kishte aktivizuar 4500 forca dhe po flasim për një fluks prej 400-500 refugjatësh në ditë.
Kush nga këto “mentor”, nuk e kupton, se vetëm të bësh një llogari të thjesht, bëhesh qesharak me veten dhe turpërohesh edhe përpara një nxënësi të fillores, për ato që thua dhe duhet të të zërë turpi nga padituria dhe shkalla e ulët e intelektit, vetëm se e mendon?!
Edhe njëherë, po i referohemi matematikës: 600 mijë njerëz, vetëm t’i akomodosh, kërkon një kapacitet prej 2200 deri në 2500 qendra, me të paktën 200 deri në 300 persona akomodim. Sipërfaqja e një qendre, të jetë jo më e vogël se 2.5 deri në 3 kilometra katrorë, e nëse do i shumëzonim me numrin e qendrave, bëjnë plot 7600 kilometra katror… pra afërsisht pak më pak se sa 1/3 e gjithë sipërfaqes territoriale të Shqipërisë. Sipas ligjit, 2/3 e sipërfaqes së tokës, është e mbuluar me ujë dhe për ne, nuk ka asnjë metër tokë, e mbi këtë logjikë aritmetike, do na duhet të flejmë në majë të pemëve… kurse sirianët, libianët dhe irakianët, në çadra, duke pritur të ikin në Europë!
Ky arsyetim matematik, që nuk të lejon të gabosh, vlen për të gjithë palaçot, që bëjnë humor nga budallallëku dhe kur gënjejnë thonë: gënjeshtra për të sëmurë psiqik! Edhe sikur, 5 mijë njerëz të qëndronin tranzit në Shqipëri, do ishte e pamundur, sepse nuk ekziston një infrastrukturë rurale, që lidh Shqipërinë direkt me Europën, që për ne, është Italia dhe Greqia, vendi që sipas mashtruesave, do na i sjellin ne emigrantët, pra e përkthyer shqip, vende që nuk janë destinacioni i tyre.
Pra, kjo është gënjeshtër e çmendur, e matematicienëve të Kryebaboles Lulzim Basha, që realizohet vetëm me matematikën e tij! Por, krejt i çuditshëm është justifikimi, pa argument i qeverisë, kur pranon që të tilla “Fake News”, të hidhen në opinion dhe ajo mjaftohet me: Nuk do vijnë… është gënjeshtër! Sikur po bëhen shumë gënjeshtra pa u zbardhur, megjithëse nuk kanë nevojë për hetues, por për të ndarë dhe dënuar publikisht, të gjithë ato që i stisin këto informacione, me impakt negativ në opinion!/Ekskluzive.al