Regjisori i mirënjohur Mevlan Shanaj me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se me ikjen e Dhimitër Orgockës mbyllet një plejadë artistësh që e ngritën Korçën për më shumë se 50 vite në majat e Teatrit dhe ekranit shqiptar.
Ai thotë se gjendja fizike e Orgockës nuk të jepte përshtypjen se ai do të ndahej kaq shpejt nga jeta, ndërsa shton se Orgocka ka lënë pas një zbrazësi kombëtare.
“Ohhhh pse ky lajm sot?! Ishte i forte,krejtesisht e pa pranueshme ! Artisti me unikal per gati 65 vjet ne Korce dhe ne tere Shqiperine! Ikja e Orgockes eshte mbyllja e nje plejade artistesh qe e ngriten Korcen per me se 50 vjet ne majat e Teatrit dhe Ekranit shqiptar!
Me gjendjen e tij fizike , krijuese asqe mund te mendoje per ikje! Jeta nuk na tregon se cf do te ndodhi!?! Lamtumire Dhimiter Orgocka, artisti i forces!Na le nje zbrazesi kombetare”, shkruan Mevlan Shanaj.