Greqia ka regjistruar ditën rekord sa i përket numrit të viktimave që nga fillimi i pandemisë. Sipas mediave fqinje, mësohet se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 108 pacientë. Asnjëherë më parë gjatë pandemisë nuk ishin shënuar mbi 100 viktima në ditë në Greqi.
Lajmi i mirë është se ka një rënie të shifrave të rasteve të reja, pasi sot janë rreth 2 mijë e 500 më pak se dje.
Gjithsesi problematike mbetet situata në Selanik që sot ka pasur thuajse dyfishin e rasteve në krahasim me Attikën, rajonin kryesor ku gjendet shumica e popullsisë dhe kryeqyteti Athina./CNA.al