Në katin e dytë të një korridori gjysëm të ndriçuar të Universitetit Politeknik të Tiranës, mund të gjesh të radhitura fotografitë, në nder të 13 rektorëve që kanë dhënë kontributin e tyre të vyer për arsimimin dhe përgatitjen e inxhinierëve të fushave të ndryshme të këtij universiteti. Ky nderim, i shkon përshtat punës së palodhur të rektorëve që kanë kontribuar për universitetin, por sipas disa zërave, të cilat dalin po nga të njëjtat korridore, njëra prej fotografive është vendosur në mënyrë krejt “të pamerituar”. Fotografia për të cilën po flasim, është ajo e rektorit Jorgaq Kaçani, që mban dhe titullin akademik.
I njohur për bëmat e tij, rektori Kaçani ja ka dal përmes lidhjeve të ngushta partiake, t’i shmanget organeve të drejtësisë dhe të qëndrojë ende në detyrë pas abuzimeve të rënda të kryera në kohën kur ka qenë rektor i këtij universiteti, duke filluar nga abuzimi me fondet e universitetit, tjetërsim të pronës publike, punësimet në universitet, shpërblime financiare për punë të pakryera, shkatërrim të fondit të bibliotekës dhe tendera të dyshimtë, ku më të rëndët janë ndërtimi i shtesës së korpusit të universitetit Politeknik dhe copëtimi i truallit pronë të këtij universitetit, për t’ia falur një hoteli luksoz përbri tij.
Por së fundmi CV-is së tij të “pasur”, rektori Kaçani i shton edhe një tjetër shkelje të rëndë penale, që sikurse të gjitha ato të lartëpërmendurat, kjo vepër dënohet nga 6 muaj deri në 4 vite burg. Rektori ka mashtruar në formularin e tij të vetdeklarimit, ku pranon se nuk ka jetuar më shumë se 1 muaj jashtë territorit të Shqipërisë. (Foto 1/ dokument) Në fakt, në CV e formuluar prej tij, rezulton se “akademiku” ka ndjekur studime jashtë vendit, disa herë, për më shumë se një vit. (Foto 2/ dokument)
Nuk e dimë arsyen e vërtetë, se për çfarë motivi rektori Kaçani ka falsifikuar formularin e vetdeklarimit, sikurse nuk e dimë, pse rektori ka ndryshuar emrin e tij nga Gaqi në Jorgaq, dhe pse abuzimet e tij si rektor i universitetit që drejton nuk kanë marrë përgjigjen e merituar nga organet e drejtësisë?! Jemi vërtet të neveritur me disa individë që duhet të jenë model për shoqërinë, të detyruar edhe nga statusi që kanë, e në fakt kur dëgjon bëmat dhe shkeljet e tyre ligjore, nuk i lënë asgjë njerëzve të botës së krimit ordiner./Tellalli