FIFA ka publikuar sot renditjen e re për muajin qershor, për Kombëtaret e futbollit.
Nga kjo renditje, mësohet se Kombëtarja shqiptare, ka rënë 4 vende më poshtë në renditje.
Aktualisht, me renditjen e publikuar sot, Shqipëria pozicionohet në vendin e 66-të.Humbja me Islandën ka ndikuar në humbjen në renditje për muajin qershor.
Nuk mund të thuhet kjo gjë për Kosovën, e cila është ngritur me 6 vende në këtë renditje.
Nga pozicioni i 127-të Kosova është ngjitur në atë të 121-të