Është shndërruar në një tragjedi të vërtetë ngjarja kriminale e ndodhur mesditën e sotme në Mat. Ka shkuar në tre numri i punonjësve të vrarë të bashkisë. Raportohet se ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës dhe punonjësi i tretë, Hamit Buçi.
Ndërkohë, Mentor Hoxha ndërroi jetë në vendngjarje, Erzen Alija vdiq rrugës për në spital, ndërsa Buçi sapo është ndarë nga jeta në spital, për shkak të plagëve të rënda. Punonjësit e bashkisë u qëlluan me kallashnikov në fshatin Shelli të Matit, nga Kujtim Koxha.
Tre viktimat, së bashku me kolegun e tyre të katërt, Astrit Hani që ndodhet te Trauma në gjendje të rëndë, kishin shkuar në fshatin Shelli të Matit për të hapur një rrugë. Pasi kishin përfunduar punën, ata ishin ulur për të ngrënë drekë në një lokal, ku edhe janë vrarë me kallashnikov.