Një bombë alla SPAK ka shpërthyer sot në dëren e kryeministrisë, përballë zyrës së Ramës. Dritan Prençi shkarkon Belinda Ballikun, për akuzën e ngritur nga ai për shkelje të barazisë në tendera, duke e trajtuar atë si një punonjëse të thjesht të administratës publike, kur ligjërisht është drejtuese e emëruar me dekret Presidencial me kërkesë të kryeministrit të qeverisë shqiptare. Deliri i paprekshmërisë dhe shkelja e Kushtetutës tashmë po e kthen këtë strukturë në nje inkuzicion ndaj shtetit dhe qeverisë.
Numri dy i qeverisë, Belinda Balluku, është paraqitur sot në Kryeministri pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) caktoi ndaj saj dy masa sigurie: “pezullim nga detyra” dhe “ndalim për daljen jashtë vendit” të dyja masa në shkelje të Kushtetutës
Zv.kryeministrja, e pezulluar nga detyra, akuzohet dy herë për shkelje të barazisë në tendera, një çështje që ka rëndësi të veçantë për transparencën dhe konkurrencën e ndershme në prokurimet publike.
Vendimi i gjykatës është marrë pas kërkesës së prokurorit Dritan Prençi. Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka vendosur “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, si edhe atë të sigurimit personal me karakter shtrëngues,“Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe sekuestron e pasaportës, parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale.dhe ka për qëllim të sigurojë praninë e Ballukut gjatë hetimeve dhe të parandalojë çdo ndikim të mundshëm mbi proceset në vazhdim. Por neni 242 i procedurë së Kodit penal ështe i vlefshëm vetëm për punonjës të administratës, pra nënpunës civil, por jo për të zgjedhur sipas kodit elektoral dhe emëruarit me dekret nga Presidenti i Republikës. Ky është neni që ndalojnë prokurorët dhe gjyqtarët të marrin vendime të tilla, në shkelje flagrante dhe skandaloze të Kushtetutës, veprime që duhet te ndëshkohen menjëherë nga drejtësia e bërë “kashtë e koqe”.
Nësw do merrte të tilla kompeteca një gjyqtarë kukull atëhere shumë shpejt mund të arrestohet edhe kryeministri, por edhe presidenti dhe Shqipëria kthehet në shtetin e “dumdumëve” kinez ku nxjerrin tym për të asfiksuar shtetin
Nëse do lejohen të tilla shumë shpejt kryeministri i Shqipërisë me një letër anonime të Angonit, një firmë të Dritanit dhe një vendim nga një gjyqtar idiot dhe Republika bie, bashkë me të Presidenca, Këshilli i ministrave dhe Kuvendi, të cilët janë të vetmit kompetent që mund të emërojnë dhe shkarkojnë anëtarë qeverie.
Ja si emërohet dhe shkarkohet një ministër:
Neni 21
Emërimi i ministrave
1. Ministrat emërohen nga Presidenti i Republikës me dekret, sipas propozimit të Kryeministrit. Dekreti kundërfirmohet nga Kryeministri.
2. Në rast se Presidenti i Republikës konstaton përpara emërimit, se ministri i propozuar nuk plotëson ndonjë nga kushtet për të qenë deputet, nuk ka shtetësinë apo moshën e kërkuar, ose nuk ka dhënë dorëheqjen nga detyra e gjyqtarit, prokurorit, ushtarakut të shërbimit aktiv, punonjësit të policisë apo të sigurimit kombëtar, përfaqësuesit diplomatik, apo të kryetarit të bashkisë apo prefektit, përpara momentit të propozimit, atëherë Presidenti i Republikës informon me shkrim Kryeministrin për pengesën për emërim, duke i kërkuar tërheqjen e propozimit dhe zëvendesimin me një kandidaturë tjetër, brenda 7 ditëve nga marrja e propozimit.
3. Presidenti i Republikës nuk mund të vonojë apo pengojë emërimin e ministrit të propozuar për asnjë motiv apo shkak tjetër, përveç atyre të pikës 2 të këtij neni.
4. Në rast se Presidenti i Republikës nuk nxjerr dekretin për emërimin e ministrit të propozuar nga Kryeministri brenda 7 ditëve nga marrja e propozimit, atëherë Kryeministri ia paraqet propozimin Kuvendit për miratim, pavarësisht nga mungesa e dekretit për emërim. Ministri i miratuar sipas kësaj pike bën betimin drejtpërdrejt në Kuvend, pavarësisht nga mungesa e dekretit për emërim. /Ekskluzive.al





