• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, October 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Republika e SPAK nuk mund të ankohet për liritë e Republikës së Shqipërisë

October 15, 2025
in Blog

Mero Baze

Shqetësimin kryesor që Altin Dumani paraqiti lidhur me veprimtarinë e SPAK gjatë këtij viti ishte fakti që SPAK është gjendur shpesh nën presion politik dhe mediatik, si dhe fakti që prokurorët e SPAK është mirë të kenë të drejtë të rikandidojnë më 2028, kur u mbaron mandati 11 prokurorëve.

Sa i përket shqetësimit të parë, pra atij që ai e quan presion mediatik apo politik, ekziston një debat më i madh se sa shqetësimi i kryeprokurorit. Pretendimi i kryeprokurorit që media dhe politika të mos komentojnë punën e tij, është më së paku naivitet dhe më së keqi një mendësi totalitare, një mendësi korporative e Republikës së Prokurorëve, kundër lirive të garantuara nga Republika e Shqipërisë.

Pra, kreu i SPAK kërkon që media të mos komentojë punën e tij se quhet presion, dhe politika të mos bëjë komente për përfshirjen e SPAK në politikën e ditës duke përdorur në mënyrë të shëmtuar detyrën e prokurorit.

Problemi kryesor që ka pasur deri më sot, raporti okult i SPAK me një grup gazetarësh të keqpërdorur prej tyre, është që sekretet më të mëdha hetimore dalin një herë në media, në mënyrë selektive dhe shpesh me kontekst të ndryshuar, u bëjnë gjyq popullor të akuzuarve, dhe pastaj fillon procedimi penal i tyre duke pasur “mbështetjen popullore” të siguruar nga veprime tërësisht të paligjshme të SPAK.

Të gjitha dosjet që lidhen me politikën dhe median, janë keqpërdorur nga zëdhënësi i SPAK, duke krijuar një listë gazetarësh që i kanë rekrutuar në mënyrë jotransparente dhe kanë krijuar akuza publike të rreme për personat nën hetim. Pra, është SPAK ai që ka përdorur median për presion ndaj publikut dhe jo media që i ka bërë presion SPAK. Natyrisht, kur ka shkelje të tilla flagrante, SPAK do të kritikohet, madje edhe duhet të paditet, edhe pse nuk ka gjyqtarë që e merr çështjen në dorë nga frika e përgjimeve.

SPAK nuk ka bërë të njëjtën gjë kur dosje të ndjeshme kanë përfshirë vetë SPAK. Kur filloi gjykimi i dosjes Toyota Yaris, ku përmendeshin prokurorë të SPAK dhe gazetarë pranë SPAK si të përfshirë në dosje, Altin Dumani doli publikisht dhe tha që kjo dosje është sekret dhe kush e boton dënohet. Dhe ky rregull është respektuar. Pra, kur diskretitohej SPAK dhe bashkëpunëtorët e tij, e shpall sekret publik, kurse kur do të diskretitojë persona nën hetim, ua lëshon dosjen si ushqim për qen popullit nëpër portalet që furnizojnë vet dhe pastaj krijojnë komoditetin të mbulojnë cektësinë e hetimeve.

Nëse SPAK një ditë do nxirrte një urdhër përgjimi për gazetarët që përdorin vet ata për lajme të rreme, do të shihte se si emri i Altin Dumanit, Olsi Dados e të tjerëve përdoret nga gazetarët sikur flasin për shitësin e bukës së lagjes ku shkojnë blejnë bukë mëngjes, drekë e darkë. Shtoji pastaj edhe mendësinë talebane të zëdhënsit të tyre, dhe sot ne kemi një korporatë prokurorësh dhe shërbëtorësh të tyre në media, që në mungesë të fuqisë profesionale për të bërë hetime serioze, kanë vendosur të bëjnë propagandë me hetimet dhe të bëjnë gjyqe popullore që të duket sikur punojnë.

Dhe kjo sidomos për gjyqet ku përfshihen politikanë.

SPAK ka hyrë kokë e këmbë në lojën politike në Shqipëri, për interesat e tyre, duke bërë ndere me goditje majtas e djathtas, me qëllim që të pranohen nga politika si një pushtet më vete me të cilin ata duhet të negociojnë. Është kjo arsyeja që sot SPAK është një prokurori më e politizuar se prokuroria normale që kemi pasur më parë.

Reforma në Drejtësi praktikisht është shndërruar në një operacion special propagandistik nga SPAK, me propagandën e tij përmes dekonspirimit të dosjeve ku kanë ata interes dhe mbylljes së dosjeve ku diskretësohen vetë dhe bashkëpunëtorët e tyre. Për të shkuar më tej me arrestimet e politikanëve, ata janë dukshëm selektivë, të llogaritur politikisht për të bërë shërbime politike dhe për të shantazhuar krerët politikë në vend.

Në fund të mandatit të tij, Altin Dumani ka prodhuar shumë zhurmë por asgjë serioze në hetimin e lidhjes së politikës me krimin, madje disa çështje serioze i ka degraduar duke i relativizuar dhe anashkaluar me vetëdije. Mjafton të shikoni se çfarë bëri me Sali Berishën, të cilit i ka hapur një çështje korrupsioni lidhur me kapjen e shtetit kur ka qenë kryeministër, me një hetim të përciptë për ta zvarritur dhe nuk guxoi as të prekte Gërdecin si histori korrupsioni, por vetëm si aksident teknologjik, dhe as të mbyllë hetimet për vrasjet në bulevard që është krimi më politik i 35 viteve pluralizëm. Ai thjeshtë prodhoi statistika duke prerë urdhër-arreste për Arben Ahmetajn, Ilir Beqajn, Erion Veliajn dhe Ilir Metën, duke u bërë atyre gjyq popullor, dhe që në përfundim të gjithë po i heton ku kanë blerë pllakat e banjës gratë e tyre, cfarë brekësh e fustanesh kanë blerë dhe çfarë karte krediti kanë përdorur.

Tani, kur përfshihesh me vetëdije në politikë, natyrisht që do marrësh sulme edhe nga politika, por dëmi që bëjnë deklaratat politike dhe dëmi që i bën drejtësisë arrestimi pa akuzë i politikanëve nga SPAK është si dita me natën. SPAK deri më sot ka djegur shansin e artë të ndëshkonte korrupsionin dhe lidhjet e politikës me krimin, pikërisht se ka dashur të bëj politikë dhe pazar politike me punën e tij.

Rezultatet reale të standardeve që ka vendosur SPAK në drejtësi, do të duken kur të ndëshkuarit në mënyrë të papërgjegjshme prej SPAK t’i çojnë të gjitha çështjet në Strasburg dhe të merren vendimet nga Gjykata Evropiane. Dy çështje që kanë shkuar deri më sot — ajo e Gëllçit dhe Berishës — SPAK i ka humbur. Bastisja e portalit Lapsi.al u ndeshkua edhe bga Strasbourgu edhe nga Kushtetuesja. Dhe ka gjasa t’i humbasë të gjitha me atë arrogancë dhe papërgjegjësi proceduriale që i ka bërë. Atëherë do të kujtohemi të gjithë se Republika e Prokurorëve që kemi ndërtuar ka funksionuar me ligjet e veta, kodet e veta dhe mbi të gjitha objektivat e veta politike dhe mediatike, dhe nuk do konkurencë nga media dhe politika aktuale.

Sa i përket atij shqetësimit të dytë që ka kreu i SPAK, pra që ai nuk do rikandidojë më 2028 por do që të rikandidojnë kolegët e tij, duket sikur ata kanë ndonjë mundësi ta bëjnë këtë dhe është në dorë të tyre. Altin Dumani edhe nëse do të kandidojë dhe nëse nuk do, nuk e lejon ligji të rikandidojë. Në nenin 146/dh pika 2, thuhet qartë që prokuroria e posaçme përbëhet nga të paktën 10 prokurorë të cilët emërohen nga KLP për 9 vjet pa të drejtë rikandidimi.

Dhe këtu nuk është çështja te emrat, por te ligji për të cilin ata përgjërohen. Kur vjen puna te vetja e tyre, ata e relativizojnë sikur ka dhe mundësi të tjera, kurse kur gjykojnë të tjerët e shkelin dhe e çojnë në ekstrem, duke mbushur burgjet e Shqipërisë me të paraburgosur që presin SPAK-un të hetojë e t’u gjejë vepra penale, meqë i ka arrestuar.

Republika e prokurorëve të SPAK duhet t’i nënshtrohet rregullave të Republikës së Shqipërisë, e cila ka një Kushtetutë ku liria e shtypit garantohet, e cila ka një Gjykatë Kushtetuese që ka ndëshkuar SPAK për bastisje të shtëpive të gazetarëve dhe rrëmbim telefonash e kompjuterash, e cila ka një ligj për lirinë politike dhe debatin publik.

SPAK nuk mund të ankohet për liritë që ne na i ka dhënë Republika jonë. Ata mund të ankohen se Republika e tyre ndjehet e konkurruar nga Republika e Shqipërisë, por për këtë nuk i ndihmojmë dot. Ajo Republikë nuk duhet të kishte lindur, por meqë ka lindur gabimisht, është mirë të pranojë autoritetin e Republikës së Shqipërisë ose të shkrihet.

Next Post

Deklarata e kreut të KLGJ se kishte humbur babanë në detyrë... mufkë! Reagon Manjani: Nuk u aksidentua Astrit Kalaja, "o ti i këshillit", por e vranë

Incidenti diplomatik: Erdogan përjashtoi Netanyahun nga tryeza e paqes në Egjipt, kërcënoi Trump se do kthehej pas

VIDEO/ Altin Dumani jep "dorëheqjen" e parakohshme dhe ngre alarmin: SPAK-un e pret kaosi në 2028-ën!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved