Reshat Arbana vlerësohet si një nga aktorët më të mirë shqiptarë, që në moshë të thyer vazhdon të interpretojë karaktere të jashtëzakonshme.
Ai ka qenë i ftuar në “Pasdite në Top Channel” ku veç për pjesën artistike ka treguar disa detaje në lidhje me jetëne tij personale.
Duke qenë se aktorin do ta shohim shumë shpejtë në rolin e babait në skenën teatrale, artisti është pyetur edhe për rolin e tij si prind në jetën reale. Ai është shprehur se edhe pse nuk i pëlqen, klasifikohet tek prindërit fanatik.
“E kuptoj dhe e kritikoj veten, por është diçka e pandryshueshme për fat të keq”, është shprehur aktori, duke theksuar se të qenurit baba është puna më e vështirë. Sipas tij, çdokush që merr përsipër të bëhet prind, duhet të ndjejë përgjegjësi për kujdesin dhe rritjen e fëmijëve.
“Nuk dua të flas për këtë, por kam kaluar disa probleme me djalin, dhe e ndjej shumë peshën e të qenurit baba”, ka vijuar edhe më tej aktori.
Ai është duke interpretuar pjesën “Babai” në rolin e protagonistit dhe kjo shfaqje ka tërhequr mjaft vëmendjen për temën aktuale, regjizorin dhe të gjithë kastën e aktorëve./Konica.al/