Alma Kaçi, në një intervistë për televizionin e familjes Berisha, që e shfrytëzuan në betejën e tyre politike, tha se vendimi i dhënë për çështjen e saj dhe të Safet Gjiçit, tregoi se drejtësia është politike.
Ajo tha se qëllimi i saj ishte për të demaskuar zyrat shtetërore.
“Pranova ta bëjë këtë për ta demaskuar në publik dhe për t’i demonstruar njerëzve se në zyrat e kësaj qeverisjeje ndodhin këto.
Unë mora përsipër shumë rreziqe sepse në ato momente kur ndodhi, nuk u mendua se do dilnin ato skena në TV, por unë kam menduar edhe rrezikun e jetës time.
Kam lexuar shume komente dhe shumë opinione nga më ekstremet, je paguar – s’je paguar .
Unë e kam bërë në kuadër të punës, kam sakrifikuar veten time.
Dhe opinionit publik mos t’i vijë keq, po e them hapur fare, për gojën time, por t’i vije keq, për një pushtet që po abuzon me qytetarët.
Ndjehem e përdorur dhe e hedhur në rrugë si një leckë”, tha ajo.