Pasditen e sotme Edi Rama ka organizuar një takim me banorët e Laçit. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se investimet nuk ndahen veri dhe jug por janë për të gjithë Shqipërinë.
Pjese nga fjala e tij:
Një gjë kam për t’u thënë atyre maskarenjve, që ndajnë veri jug. Nga program 1 miliard janë shumë investime që janë në veri dhe jo jug.
Thumanë-Kashar, ku është, Milot-Balldren ku është, Rruga e Arbrit ku është?
Qytetari: Në jug
Rama: Po ke të drejtë në jug të Prishtinës po, se ti e shikon nga Prishtina. Këto janë tre nga katër projekte. Këto do ndërtohen të gjitha brenda këtij mandati.
I vetmi projekt që është në jug është nga dalja e Vlorës në Llogora. Kjo është për maskarenjtë që i bien kësaj daulle