Zbardhet lista e kandidatëve nga radhët e gjyqësorit dhe prokurorisë që do të jenë pjesë e shortit për anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Më 5 dhjetor Presidenca do të hedhë shortin për 9 emrat e rinj dhe të gjitha institucionet e emërtesës kanë dërguar listat në Presidencë e Kuvend. Gazeta një ditë më parë e bëri të ditur këtë fakt, ndërsa sot po publikojmë listën me 86 gjyqtarë e prokurorë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, të cilat plotësojnë kushtet e përcaktuara në ligj.
Sipas ligjit, KED përbëhet nga 9 anëtarë si më poshtë: dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese; një gjyqtar i Gjykatës së Lartë; një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme; dy gjyqtarë nga gjykatat e Apelit; dy prokurorë nga zyrat e prokurorisë pranë gjykatave të Apelit; një gjyqtar nga gjykatat Administrative. Sa i takon Gjykatës së Lartë kandidojnë 3 anëtarët e vetëm të saj: Sokol Sadushi; Ervin Pupe; Ilir Panda. Gjykata e Apelit e Tiranës ka 13 emra, ku mes tyre shihen dhe emra të njohur.
Mund të përmenden Artur Kalaja; Asim Vokshi; Ridvan Hado; Zegjine Sollaku, etj. Më pas janë përfaqësuesit e Apeleve të rretheve, ndërsa janë 5 emra nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Ata janë: Albana Boksi; Dhimitër Lara; Nertina Kosova; Saida Dollani; Sokol Binaj. 9 kandidatë vijnë nga radhët e Gjykatës Administrative të Apelit. Ajo që bie në sy është se mes tyre është dhe emri i Ardian Dvoranit. Dvorani është një emër që ka shkaktuar debat të fortë mes KED dhe Presidencës. Presidenti Meta bëri luftë të fortë për largimin tij si kryetar, ndërsa i dha ultimatum të prerë Vitore Tushës që të mos e lejonte atë as si anëtar.
Kjo pasi Dvoranit i kishte mbaruar mandati si anëtar i Gjykatës së Lartë. Por tashmë ai është mes 9 kandidatëve dhe mbetet të shihet nëse do zgjidhet nga shorti. Shorti i KED gjithmonë ka shkaktuar përplasje mes Presidencës dhe Kuvendit. Shortet e para u hodhën nga Parlamenti, pasi presidenti refuzoi.
Një herë ishte Bujar Nishani dhe një herë Meta. Por vjet presidenti Meta e hodhi vetë shortin duke mos ia deleguar Kuvendit. Edhe këtë vit pritet të bëhet e njëjta gjë, kjo për faktin se KED ka rol vendimtar në Gjykatën Kushtetues edhe në prapaskenë po bëhet luftë e fortë që të kapet kjo gjykatë.
Kandidatët e prokurorisë
Edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar dje emrat që plotësojnë kushtet nga radhët e prokurorëve. Nga Prokuroria e Përgjithshme janë: Olsian Çela; Thoma Jano; Adnan Xholi; Alfred Progonati; Alma Muça; 6. Anila Leka; Kudusi Shahu; Kujtim Luli dhe Sokol Stojani. Ndërsa kandidatët që plotësojnë kushtet nga prokuroritë e Apeleve janë: Ludovik Dodaj,
Moisi Duda, Gjon Fusha, Genti Xholi, Fatjona Memcaj, Arben Qosja, Altin Binaj, Enrik Haxhiraj, Kleanth Zeka.
Kriteret për kandidatët
KLP dhe KLGJ kanë përpiluar dy lista, ku përveç emrave që do shkojnë në Presidencë, ka dhe shumë të tjerë të skualifikuar sepse nuk plotësojnë kushtet e përcaktuara në ligj. Sipas nenit 221 në ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, përcaktohet se mund të përfshihen në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi vetëm ata magjistratë dhe gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët, në momentin e organizimit të shortit, plotësojnë kushtet e mëposhtme:
në kohën e hedhjes së shortit magjistrati e ka ushtruar funksionin për të paktën 10 vjet dhe anëtari i Gjykatës Kushtetuese për të paktën 1 vit; nuk ka një masë disiplinore në fuqi; nuk ka filluar një procedim disiplinor para kandidimit; magjistrati ka përfunduar ciklin e plotë katër ose pesëvjeçar të studimeve në drejtësi; magjistrati ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës; magjistrati është vlerësuar të paktën “shumë mirë” në 2 vlerësimet e fundit etik dhe profesional;
magjistrati ose gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk është nën hetim ose nuk është dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale; magjistrati ose gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk është dënuar më parë me sanksion administrativ për shkelje të rregullave ligjore në lidhje me deklarimin e pasurisë dhe konfliktin e interesave.
Hedhja e shortit
Në ligj janë përcaktuar dhe procedurat e hedhjes së shortit. Sipas tij, Presidenti i Republikës, në prani të Avokatit të Popullit, përzgjedh anëtarët e Këshillit me short midis datës 1 dhe 5 dhjetor të çdo viti kalendarik. Përveç anëtarëve të parashikuar në pikën 1, të nenit 220, të këtij ligji, Presidenti i Republikës zgjedh edhe një anëtar zëvendësues nga secili institucion në të njëjtin short.
Nëse Presidenti i Republikës nuk arrin të përzgjedhë anëtarët e Këshillit deri në datën 5 dhjetor, Kryetari i Kuvendit, në prani të Avokatit të Popullit, i përzgjedh ata brenda datës 10 dhjetor të atij viti kalendarik. Presidenti i Republikës, miraton rregulla të mëtejshme për zhvillimin e procedurës së shortit, të cilat, në çdo rast, duhet t’u përmbahen parimeve të transparencës, gjurmueshmërisë dhe monitorimit të procesit./Kliti Topalli
Ja kandidatët për anëtarë të KED
KANDIDATËT NGA GJYQËSORI
Gjykata e Lartë
1. Sokol Sadushi
2. Ervin Pupe
3. Ilir Panda
Gjykata e Apelit Tiranë
1. Artur Kalaja
2. Asim Vokshi
3. Edlira Petri
4. Elbana Lluri
5. Elona Toro
6. Evjeni Sinoimeri
7. Genti Shala
8. Gramoz Levanaj
9. Maria Qirjazi
10. Ridvan Hado
11. Shkëlqim Mustafa
12. Valdete Hoxha
13. Zegjine Sollaku
Gjykata e Apelit Durrës
1. Desart Avdulaj
2. Izet Dushaj
Gjykata e Apelit Gjirokastër
1. Dritan Banushi
2. Enton Dhimitri
3. Irena Brahimi (Papa)
4. Izet Salaj
5. Miranda Andoni
Gjykata e Apelit Korçë
1. Olsi Xhavella
Gjykata e Apelit Shkodër
1. Fuat Vjerdha
2. Astrit Kalaja
3. Valbona Vata
4. Vojsava Osmanaj
Gjykata e Apelit Vlorë
1. Iliba Bezati
2. Klodiana Gjyzari
3. Margarita Buhali
4. Nazmi Troka
5. Skënder Damini
6. Sokol Ngresi
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krim të Organizuar
1. Albana Boksi
2. Dhimitër Lara
3. Nertina Kosova
4. Saida Dollani
5. Sokol Binaj
Gjykata Administrative e Apelit
1. Alkelina Gazidede
2. Altina Nasufi
3. Bari Shyti
4. Blerona Hasa
5. Enkelejda Metaliaj (Softa)
6. Kastriot Selita
7. Lindita Sinanaj
8. Rilinda Selimi
9. Ardian Dvorani
Gjykata Administrative Durrës
1. Klodiana Veizi (Mema)
Gjykata Administrative Gjirokastër
1. Ramiz Lala
Gjykata Administrative Korçë
1. Etleva Gjamo
2. Sokol Ibi
Gjykata Administrative Vlorë
1. Gentiana Xhelili
Gjykata Administrative Tiranë
1. Afërdita Maho
2. Arbena Ahmeti
3. Avni Sejdi
4. Bezart Kaçkini
5. Elda Vrioni
6. Elvana Çiçolli
7. Emiliano Ruli
8. Enerjeta Shehaj (Deraj)
9. Erarbër Madhi
10. Eriol Roshi
11. Gentian Hamiti
12. Gentian Medja
13. Gentiana Qeseja (Muçaj)
14. Nafije Curri (Hasko)
15. Selvie Gjoçaj
KANDIDATËT NGA PROKURORIA
Prokuroria e Përgjithshme
1. Olsian Çela
2. Thoma Jano
3. Adnan Xholi
4. Alfred Progonati
5. Alma Muça
6. Anila Leka
7. Kudusi Shahu
8. Kujtim Luli
9. Sokol Stojani
Prokuroritë e Apeleve
1. Ludovik Dodaj
2. Moisi Duda
3. Gjon Fusha
4. Genti Xholi
5. Fatjona Memcaj
6. Arben Qosja
7. Altin Binaj
8. Enrik Haxhiraj
9. Kleanth Zeka