Megjithatë, përveç Berishës, ndër emrat publikë të akuzuar se ka pasur gisht në këtë mes është presidenti Ilir Meta. Pakti me DIA u firmos kur Meta ishte ministër i Ekonomisë. Ai që ka dijeni totale për këtë çështje është ish-juristi i OSHEE, Romeo Kara.
Ky i fundit zbuloi batërdinë që është bërë dhe publikoi skandalet. Ndërsa dje në një prononcim gazetën “SOT” ai shprehet se nga rihetimi i kësaj dosje padyshim që më i rrezikuar është presidenti Meta. Kara ka treguar rolin e Metës dhe lidhjet e tij me Ismailajn.
Po ashtu Kara ka folur dhe për një moment të dyshimtë, pasi sipas tij, një ndër protagonistët e aferës, ish-ambasadori Qazim Tepshi, dyshohet se është helmuar. Nga ana tjetër, ka treguar se Meta ka përfituar shumë para nga Ismaili.
Sipas juristit, presidenti e ka kuptuar se po e humb pushtetin që ka në drejtësi dhe prandaj ka nisur sulmet. Sipas tij, nëse hetohet si duhet skandali i CEZ, atëherë do shkojnë pas hekurave shumë zyrtarë të lartë, përfshirë dhe presidentin Meta.
“Patjetër që Ismailaj ka qenë njeri i besuar i Metës. Po të investigohet siç duhet, do të kuptojmë se çështja DIA ka ndikuar edhe në konfliktin Meta-Prifti dhe dëshirën e Metës për të zëvendësuar Priftin si ministër i METE-s. Edhe vetë Priftit i janë premtuar disa përqindje tek kjo aferë, të cilat ai ia delegoi një miku të tij deputet, në mënyrë që ta konfrontonte me Metën dhe Ismailajn, pasi ata e nxorën nga loja”, deklaroi ai.
Juristi: sh-ambasadori Qazim Tepshi, dyshohet se është helmuar
Po ashtu Kara ka folur dhe për një moment të dyshimtë, pasi sipas tij, një ndër protagonistët e aferës, ish-ambasadori Qazim Tepshi, dyshohet se është helmuar. Nga ana tjetër, ka treguar se Meta ka përfituar shumë para nga Ismaili. Sipas juristit, presidenti e ka kuptuar se po e humb pushtetin që ka në drejtësi dhe prandaj ka nisur sulmet. Sipas tij, nëse hetohet si duhet skandali i CEZ, atëherë do shkojnë pas hekurave shumë zyrtarë të lartë, përfshirë dhe presidentin Meta.
“Është e shkruar e zeza mbi të bardhë që ishte vetë ish-ambasadori ynë në Pragë, Qazim Tepshi, personi i cili në emër të Metës ka prezantuar Ismailajn tek stafi menaxhuese i CEZ-it, si njeri të afërt të Metës dhe Berishës. Edhe Qazim Tepshit iu premtuan disa përqindje nga kjo aferë, por u mashtrua nga dyshja Meta-Ismailaj. Është shumë e dyshimtë vdekja e Qazim Tepshit, pikërisht pasi ka pirë kafe përballë LSI-së me një njeri të afërt të Metës.
Konvulsionet që ai ka shfaqur pak përpara se të ndërronte jetë, lënë mjaft vend për dyshime helmimi, sidomos me striknine. Edhe sot mund të bëhet një investigim i vdekjes së tij, pasi është mjaft e dyshimtë dhe mjaft e përfolur.
Ditën e varrimit të tij, deputetë të vetë LSI-së i kanë thënë familjareve të Qazimit që na e vranë Qazimin. Kuptohet që frika bën të veten, besimi tek drejtësia është zero, prandaj askush nuk ka mundur t’i hyjë këtij investigimi.
Ismailaj dhe Meta kanë bërë një vizitë sëbashku në Pragë në fund të vitit 2010, ku janë takuar vetëm ata të dy, me dy ish-drejtuesit më të lartë të CEZ-it atje. Prania e ish-ambasadorit Tepshi është shmangur me anë të një aksidenti me makinë. Pak pas këtij takimi, ERE merr një vendim kriminal, për uljen e blerjes së çmimit të energjisë elektrike nga CEZ-i prej KESH-it, duke rënduar dhjetëra milionë euro buxhetin e shtetit”, nënvizoi juristi Romeo Kara për gazetën “SOT”.
Ja disa detaje nga skandali CEZ-DIA
Afera korruptive CEZ-DIA konsiderohet një skandalet më të rënda ekonomike në historinë e shtetit shqiptar, ku në qendër të akuzave janë ish-kryeministri Sali Berisha, ish-ministrat Ridvan Bode, Florion Mima dhe Genc Ruli së bashku me shumë drejtorë të tjerë.
Zanafilla e tij gjendet në vitin 2009 kur qeveria e kohës e kryesuar nga Berisha miratoi shitjen e 75% të aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes të energjisë elektrike te konglomerati i kompanive çeke të prodhimit, shpërndarjes dhe shitjes së energjisë elektrike CEZ. Firmosja e kontratës së transferimit të aksioneve të OSSHE te CEZ u kontestua që në fillim për shkak të parregullsive ligjore.
Në 7 korrik 2010 u krijua kompania e grumbullimit të borxheve dhe detyrimeve të prapambetura financiare “Debt International Advisory” (DIA) nga biznesmeni shqiptar, Kastriot Ismailaj në Ishujt Britanikë të Virxhinias. Kjo kompani do të ndihmonte CEZ-in të grumbullonte detyrimet e pashlyera financiare të energjisë elektrike. Bashkëpunimi mes tyre u konkretizua në shtator të vitit 2010.
Këtu historia CEZ-DIA kthehet në skandal publik pasi u konstatua se Ismailaj përdori dokumente të falsifikuara për të siguruar bashkëpunimin me CEZ-in, madje u vërtetua se kompania e krijuar prej tij nuk ushtronte aktivitet, duke rezultuar një mashtrim. Skandali mori përmasa serioze pasi CEZ paguante rreth 500 mijë euro në muaj DIA-s për shërbimet e kryera dhe Ismailaj transferonte paratë për t’i fshehur më pas.
Më vonë, drejtësia zbuloi se bashkëpunimi CEZ-DIA nuk kishte për qëllim grumbullimin e borxhit të krijuar nga CEZ për energjinë e papaguar, por rezultoi një aferë korruptive në dëm të tij, ku të implikuar ishin dhe zyrtarë të lartë.