Opozita jashtëparlamentare ka prishur planet e PS. PD dhe LSI kanë vendosur të shkojnë me një draft në Këshillin Politik, i cili sipas tyre ruan koalicionet dhe mundëson hapjen 100 për qind të listave. PS ka tashmë një draft të sajin dhe Këshilli Politik quhej i mbyllur për sakohë PD dhe LSI refuzonin të dilnin me një draft.
Por këto të fundit kanë reflektuar duke rikthyer diskutimet në tryezën e dialogut. Pas propozimit të draftit, opozita do të kërkojë që të vihet nëlëvizje dhe ODIHR. Mbetet të shihet sjellja e PS, por sinjalet janë se situatë mund të ndryshojë.
Diskutimet në komision
Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve do të nisë shqyrtimii 4 drafteve të ndryshme për reformën zgjedhore; një draft i Partisë Socialiste dhe 3 drafte që vijnë nga deputetët e opozitës parlamentare. Partia Socialiste e deklaruar më herët se 1 tetori do të jetë data kur do të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por duket se dy janë çështjet që ndajnë mazhorancën dhe opozitën parlamentare: modeli i hapjes së listave të kandidatëve për deputetë dhe pragu kombëtar.
Socialistët kanë propozuar modelin danez për listat, sipas të cilit një kandidat mund të thyejë renditjen e partisë dhe të bëhet deputet vetëm nëse arrin të marrë më shumë vota se sa i duhen forcës politike për të marrë një mandat.
Ndërsa për pragun, socialistët kanë propozuar që vetëm partia e cila merr 3% të votave në rang kombëtar mund të marrë pjesë në shpërndarjen e mandateve. Ndërkohë që Partia Demokratike është ajo e cila ende nuk ka dorëzuar një draft në tryezën e Këshillit Politik.
Dera për PD
Por edhe pse në këto kushte, duket se Partia Socialiste i ka lënë një derë të hapur opozitës jashtë Parlamentit. Gazeta ka zbardhur diskutimet në Konferencën e Kryetarëve të datës 23 shtator, ku kreu i grupit parlamentar socialist ka bërë me dije se është e gatshme që të shtyjë miratimin e ndryshimeve në Kod deri në 15 tetor.“Asnjë prej varianteve të propozuara nuk ka lista të mbyllura.
Ndoshta u zgjata, por ky është organi më i lartë brenda hierarkisë së Kuvendit, Konferenca e Kryetarëve, ku janë të përfaqësuara grupet parlamentare dhe drejtuesit e komisioneve. Kështu që, është në përgjegjësinë tonë që ta planifikojmë dhe ta kemi në datën 1 tetor diskutimin dhe miratimin në Kuvend të Kodit Zgjedhor.
Nëse mund të ndodhë për arsye shumë objektive, ajo qëndron në planifikimin për datën 8 ose 15, por mendoj se i kemi të gjitha mundësitë që gjatë kësajjave grupi i punës t’i shqyrtojë nismat dhe javën e ardhshme Komisioni i Ligjeve ta përmbyllë”, tha Balla. Nga ana tjetër, numri dy i PS i kërkoi Komisionit të Ligjeve qëtë përmbyllë sa më parë diskutimet e drafteve, duke vënë në dukje sërish që PD ende nuk ka sjellë një draft final.
“Nga ana jonë është shprehur gjithmonë gatishmëria që këto të diskutohen edhe në KëshillinPolitik, por Kuvendi i Shqipërisë është institucioni i vetëm, ku ato diskutohen zyrtarisht dhe marrinformë zyrtare institucionale. Në këtë aspekt, unë e nxis Komisionin e Ligjeve, që është komisioniqë ka autorësinë e diskutimit dhe miratimit të tyre.
Do të ishte mirë që brenda kësaj jave grupi ipunës të përmbyllte shqyrtimin, sepse nuk është ndonjë punë shumë voluminoze, janë disa drafte, të propozuara nga opozita dhe drafte të propozuara nga mazhoranca parlamentare. Nuk di të ketë ardhur ndonjë draft nga opozita joparlamentare edhe pse ata e kanë pasur mundësinë për ta sjellë qoftë në Këshillin Politik ose mundësi të tjera”, tha Balla./Sot