Një zyrtar tajlandez tha se ka filluar faza e tretë e operacionit për shpëtimin e katër djemve dhe të trajnerit të tyre të futbollit, të cilët janë bllokuar në një shpellë në Tajlandë.
Narongsak Osottanakorn, udhëheqës i misionit të shpëtimit, tha se të pestë të bllokuarit do të nxirren jashtë në të njëjtën kohë.
Ndërsa në dy ditët e kaluara janë nxjerrë të gjallë nga ekipet e shpëtimit tetë persona nga shpella ku ishin bllokuar, si rezultati i përmbytjeve. Dymbëdhjetë djem, të moshës 11 deri në 16 vjeç, dhe trajneri i tyre kanë qenë duke eksploruar shpellën Tham Luang më 23 qershor, kur janë bllokuar brenda, si pasojë e përmbytjeve nga shirat.
Fatmirësisht ata janë zbuluar të gjallë javën e kaluar. Një ekip prej 90 zhytësish – 40 nga Tajlanda dhe 50 nga jashtë – po marrin pjesë në operacionin e shpëtimit që ka nisur dy ditë më parë.