Kënga Vlora – Vlora e shkruar nga Thoma Nasi mbi poezinë e Ali Asllanit kushtuar luftës së Vlorës më 1920, shumë shpejt do të kthehej në një himn të qytetit për mbrojtjen e territorit.
100 vite më pas, një version i ri i ideuar e ndjekur deri në orkestracion nga Vaso Tole, vjen me zërin e Josif Gjipalit dhe kompozimin e Klodian Qafokut.
Kujtimet e bashkëkohësve i japin këngës piedestalin e vlerësimeve për përqafimin që gjeti në publik.
Muzikologu i ndan këngët patrioke në tri periudha, sipas ngjarjeve që shenjuan historinë e brishtë të Shqipërisë.
Thoma Nasi do të rikthehej në Amerike dhe emri i tij pothuaj do të harrohej në Shqipëri, ndonëse kënga do ishte gjithnjë Marsejeza e Vlorës.