Fabula e hapur në vendet ku ka non grata nga SHBA se administrate Trump do rishikojë të gjitha procedurët ka rënë fort, pas një deklarate të sekretarit amerikan të Shtetit Marko Rubio.
Ai ka sulmuar egërsisht presidentin e Republika Srbska, Milorad Dodik, i cili, është shpallur “non grata” nga SHBA, njësoj si ish-presidenti e ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha. Të dy, si Dodiku dhe Berisha, kanë shpenzuar miliona nga pasuria e tyre e dyshimtë për të paguar lobista dhe këshilltarë afër Trumpit.
Ndërsa Dodiku kishte avokat të tijin, avokatin e presidentit Trump, Rudy Guliani, ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut, Berisha ka pajtuar Chris la Chivita-n, një këshilltar fushate. Po duket se nuk i pijnë ujë. Dodik u dënua me burg nga një gjykatë e Bosnjës.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio ka thënë se veprimet e presidentit të Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodik, përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës, si dhe i minojnë institucionet shtetërore të saj.
“Qeveria jonë u bën thirrje liderëve politikë në Bosnje e Hercegovinë për t’u angazhuar në dialog konstruktiv dhe të përgjegjshëm. Ne u bëjmë thirrje partnerëve tanë në rajon të bashkohen me ne për ta kundërshtuar këtë sjellje të rrezikshme dhe përshkallëzuese”, shkroi Rubio në rrjetin social X .
Dodiku i dekretoi më 5 mars ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës Sërpska , të cilat ndalojnë punën e Gjykatës, Prokurorisë, Agjencisë Shtetërore të Hetimeve (SIPA) si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor e Prokurorial të Bosnjës në territorin e këtij entiteti.
Duke iu përgjigjur reagimit të Ambasadës amerikane në Sarajevë – e cila shprehu shqetësim për dekretimin e ligjeve jokushtetuese – Dodik pretendoi më 6 mars se administrata Trump nuk mban qëndrime të njëjta me administratën e kaluar Biden.