Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani është i ftuar mbrëmjen e sotme në “PolitikOn” ku ka deklaruar se Grida Duma ka mbledhur vota kundër tij, edhe pse kanë rënë dakord për të mos bërë fushatë kundër njëri-tjetrit.
“Unë isha kandidat në njësinë 9 në Tiranë kandidat.
Në mënyrë demokratike kishim rënë dakord se nuk do të bënim fushatë kundër njëri-tjetrit, madje nën shkruam edhe një deklaratë bashkëpunimi dhe jo fushate kundër.
Ajo që ndodhi është se zonja Grida Duma u përpoq që të mblidhe vota kundër meje në mënyrë të padrejtë dhe anti bazë ligjore.
Kjo ishte një pabesi se ishte kundër statusit që kishim nënshkruar”, u shpreh ai.