Aktori i njohur Robert Drenika, është i tronditur për vdekjen e parakohshme të ish-koleges së tij, Hajrie Rondo.
Ndrenika, i njohur për rolin e Vangjelit te filmi “Përrallë nga e kaluara”, ku në rol ishte bshkëshorti i Tanës (Hajrie Rondo), shkruan disa fjalë prekëse për kolegen e tij të ndjerë, ndërsa publikon një fotografi të tyre në “Facebook”.
“Ylli i kinematografisë shqiptare vdiq edhe nuk ju kushtua vëmendje aq shumë, për atë që na bëri të lumtur me rolet e saj… por s’keni faj që ishit të fokusuar tek festat e pasanikëve. U prefsh në paqe mikesh”, shkruan aktori i madh.
Hajrie Rondo u nda nga jeta pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, madje dy muaj më parë ajo i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje të vështirë.