Av. Romeo Kara
Jam vertet jo i bindur nese duhet te ashpersohen klauzolat ligjore per shpifje apo jo.
Me teper jam qe te mos kete fare parashikim ligjor mbi shpifjen, pasi deri me tani, cdo parashikim ligjor, i ka sherbyer njerezve me pushtet, dhe pikerisht se pari arkitektit te ketij sistemi politik si dhe babait te shpifjes Sali Berisha.
Persa kohe qe ishte president, ky “dashnor i fjales se lire” nuk la gazetar dhe njeri pa perndjekur per fjalen e lire, si dhe me shume sukses nuk lejoi te ngrihej asnje televizion i dyte ne Shqiperi, pervec atij publik, qe varej nga vete ai dhe i thurrte hosana ne cdo sekonde atij.
Pasi u liberalizua tregu televiziv, si mjeshter i demagogjise ai u sul te fuste nen ndikimin e tij, c’te mundte dhe të nxinte ato qe nuk mundte.
Fjala e tij e “lire” ka lulezuar në mysybete media si Shijak Tv, ATN 1, RD dhe 55, te cilat edhe sot nuk arrijne te dalin nga psikoza e ciftes qorre që mbolli ky percudnues i fjales.
Riardhja ne pushtet beri qe gjykatat, shumica te kapura nga ai vete, te mbyteshin me akuza per shpifje te ngritura nga vete ai, perkunder atyre qe merreshin me aferat e tij, dhe sidomos të evlatit të tij Shkelzen.
Me parate qe ka vjedhur ky megakusar, nuk ka lene njeri pa paditur për shpifje, brenda dhe jashte Shqiperise, bile deri edhe ne Amerike, pavaresisht se shumicen nuk i ben ne emer te tij.
Le te thote ky merakli i fjales se lire, cfare padie ka bere per shpifje ne Amerike, dhe sa milion dollare po kerkon shperblim per shpifje familiari i tij.
Ketu “zoteria e fjales se lire”, nuk guxon t’a trajtoje Gerdecin, por diku, në intervistat televizive të huaja, genjen si derr, themi në tiranasit, kur thote se nuk e dinte se cfare po ndodhte ne Gerdec, apo qe atje punonte baxhanaku i tij.
Ç’virgjerimin moral të Gerdecit ketu, ky rrufjan i pandreqshem, kerkon t’a mbuloje ne Amerike.
Duke fituar atje nje gjyq per Gerdecin, Zeni do na behet prape i “virgjer” dhe me shume mundesi do t’a kemi ne krye te PD-se. A po jo Sali?
Edhe 60 milione dollare demshperblim te duken pak Sali, si kampion i fjales se lire qe je?
Kujtoj gjyqin e Zenit ndaj Arbana Xharres, gazetares nga Kosova.
Kujtoj gjyqet pafund qe ben Saliu, kundra meje për shpifje, me padi në emer te Zenit, me shpresen se do me lodhi apo do me frenoje ne perballjen time me te lidhur me makthin e tij, CEZ-in.
Eshte nje gjykate e tere, nje prokurori e tere qe punon non stop me gjyqet per shpifje, qe inicion kjo kerme politike, dhe perseri qenefi gojë nuk i heq dore nga demagogjia kur shprehet për fjalen e lire.
Ky demagog, duke genjyer pafund, sot beson edhe genjeshtrat e tij, se mashtruesi se pari genjen veten.
Ky demagog realisht beson se rrezoi komunizmin dhe solli demokracine dhe fjalen e lire ne Shqiperi.
Ne te vertete, komunizmi tek ne ra si pasoje e faktorit domino qe ndodhi ne te gjithe Lindjen, dhe ishte fjala e lire, qe i mundesoi vete Saliut te vinte ne pushtet.
Fjala e lire ka ekzistuar edhe perpara renies se komunizmit, tek njerezit rebele, te lindur te lire, tek te cilet kurre nuk ka bere pjese komunisti Sali.
Edhe me fjalen e lire, edhe me gjyqe pafund për shpifje nuk ka, prandaj dikush duhet t’ia thote ketij derdimeni, se per fjalen nuk i takon shejtanit te flase.
Fjala eshte shume shume e rendesishme.
Fjala eshte e para në Bibel, ndersa në Kuran thuhet, Lexo.
Pas fjales, vjen materializimi i saj, prandaj ajo duhet te matet mire para se te thuhet.
Megjithate une vete, kurre nuk jam per kufizimin e fjales.
Per fjalen e lire, te mbeshtetur nga e verteta, ofroj mbrojtjen time, mundesisht deri në Amerike, aty ku po pergatitet rivirgjerimi moral i Zenit.
Aty do them edhe une fjalen time te lire, ashtu sic do t’a them perballe Saliut në dy gjyqe, te cilat ai po i shtyn si burracak.
Ne mos u befshin ato gjyqe, revolten e bazuar mbi fjalen e lire, do ja coj tek dera e shtepise ne Tirane dhe e kulles ne Tropoje.