Aktorja e famshme shqiptare Eliza Dushku në një intervistë për emisionin “Opionion” ka rrëfyer historinë e jetës së saj. Kur dëgjoi për herë të parë për Shqipërinë, origjinën e gjyshërve të saj, si është ndjerë si shqiptare, dhe pse e dashuron vendin e vet. Ajo flet edhe për dokumentarin që ka bërë për Shqipërinë dhe për karrierën e saj si aktore.
Nga Blendi Fevziu
Si shkoi familja e babait tënd nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara?
Gjyshi im ishte rreth 12-13 vjeç kur erdhi me anije në Boston.
Nga qyteti i Korçës?
Po, nga Korça. Ai nisi të punojë në Boston për një farë kohe, hapi një biznes dhe me pas është kthyer përsëri në Korçë për të gjetur një grua. Aty ai takoi gjyshen time Velarminin.
Siç bënin zakonisht të gjithë imigrantët shqiptarë në atë kohë. Ata kthehehsin në vendin e tyre për të gjetur një grua. Po, një grua të bukur, gjyshen time Velarmini.
E keni takuar ju gjyshin dhe gjyshen tuaj?
S’e kam pasur mundësinë të njihja gjyshin dhe gjyshen time se ata kanë ndërruar jetë para se të lindja unë. Dhe kjo është një tjetër arsye se pse ky dokumentar është kaq i veçantë dhe kaq i fuqishëm për ne. Sepse ne nuk i kemi njohur ata, nuk dinim shumë për vendin nga i cili ata kishin ardhur dhe kurre s’na u dha mundesia të degjonim historitë e tyre, që ata t’i ndanin ato me ne.
As nga babai juaj?
Nga im atë i kemi mësuar pak gjëra, sigurisht. Por është ndryshe t’i dëgjoje nga goja e tyre. Dhe tani që na jepet mundësia të shëtisim në Korçë, të vizitojmë vendet ku ata lindën dhe kanë jetuar dhe kanë ecur, është një ndjesi vërtet e fuqishme.
Babai juaj ka lindur në Boston, por a ka qenë ai pjesë e komunitetit shqiptar atje, apo jo?
Besoj se kanë qenë. Ata janë rritur në një zonë të Bostonit, në Sauthend ku ka pasur shumë imigrantë nga e gjithë bota. Gjyshi im kishte një dyqan me artikujt të ndryshëm. Dhe kjo është një nga gjërat për të cilat im atë është ndjerë krenar për babain e tij. Në shumë vende në Boston italianët bënin pazar vetëm në dyqanet italiane, irlandezët vetëm në dyqanet irlandeze. Ishin ndarë sipas kombësive. Por gjyshi ynë thoshte ‘Dyqani im është i hapur për të gjithë. Të gjithë mund të vijnë të bëjnë pazar këtu.
Gjyshërit e tu nuk u kthyen kurrë në Shqipëri, as për vizitë?
Jo, mesa di unë.
Dhe babai juaj ka ardhur për herë të parë në Shqipëri me ju apo…?
Ai ka ardhur një herë i vetëm, në fillimet e viteve ’90 dhe ishte një vizitë shumë e veçantë për të. Ai erdhi të takonte xhaxhain i cili quhej Enesti. Ai jetonte këtu.
Ishte akoma gjallë ateherë?
Po, ai ishte akoma gjallë dhe im atë shkoi drejt e tek shtëpia e tij. Edhe ne në këtë dokumentar kemi shkuar tek e njëjta adresë. Ne kishim vetëm një adresë që nga vitit 1991. Im vëlla dhe unë bashkë me grupin e xhirimit shkuam të kerkonim pjesëtarët e mbetur të kësaj familje. Kishim një numër telefoni që nuk punonte dhe po ashtu edhe këtë adresë të vjetër. Kështu ne shkuam dhe i trokitëm në derë. Ai kishte ndërruar jetë.
Po familja e tij jetonte akoma atje?
Po, vajza e tij, Elvira, kushërira jonë dhe dy fëmijët e saj, Neli dhe Florian, gruaja e tij dhe fëmijët e tyre. Ata u bënë pjesë e dokumentarit tonë. Ata na çuan të bënim pazar në dyqanet e tyre. Kemi shtruar një darkë në shtëpinë e tyre. Ishte diçka e mrekullueshme.
Ju keni lindur në 1980. A ka qenë e pranishme Shqipëria gjatë fëmijërisë suaj?
Ishte, duke e lidhur me ato gjëra që nëna jonë kishte mësuar nga gjyshja. Ato gjëra që ajo mendoi dhe e ndjeu se ishin të rëndësishme t’i kalonte tek ne gjatë mungesës së gjyshes sonë. Ishin gjëra të tilla si “byreku”. Ne e quanim byrek me spinaq. Për Vit të Ri, në përgatisnim një byrek me spinaq, mbështillnim një monedhë aty dhe e fusnim brënda tek mbushja.
Po, traditë shqiptare kjo.
Po dhe kjo gjë na pëlqente shumë. Unë kam tri vëllezër më të mëdhenj dhe të gjithëve na pëlqente shumë kjo gjë. Pra, ishin tradita të ndryshme për të cilat kemi mësuar se gjyshja jonë i ndiqte më shuëe rreptësi.
Po a kishit ju ndonjë informacion për Shqipërinë në atë kohë? Akoma në atë kohë, kur ju mund të keni qenë 10 a 12 vjeçe, Shqipëria ishte një vend i mbyllur. A kishit ju ndonjë infomacion për Shqipërinë, se çfarë po ndodhte këtu?
Nëna jonë është pedagoge e politikës krahasuese ndërkombëtare në Universitetin e Bostonit. Nëna jonë tregonte për ngjarjet që ndodhnin në vendet e ndryshme. Kështu ajo do të na tregonte edhe për Shqipërinë. Siç e thatë edhe ju, ishte një vend i izoluar. Ishte gjithmonë interesante sepse ne jemi rritur në Uotertaun, siç e përmendët edhe ju, dhe atje ishte një komunitet shumë i madh me armenë, shumë i madh.
Ai është komuniteti i dyte më i madh në vend. Ne kishim shumë shokë armenë. Por kur ishim në shkollë, mësuesit na thoshin: “Ç’kombësi jeni ju”? “Jemi shqiptarë, thoshim ne. –Jo, jo, thoshin ata. Ju doni të thoni se jeni armenë? Ne thoshim jo, jemi shqiptarë. Ekziston një vend që quhet Shqipëri, një vend i vogël.
Përsëritet e njëjta histori me shqiptarët në të gjithë botën. Disa herë ata ngatërrohen me armenët. Po ateherë, kur nisët të merrnin më shumë informacione për vendin?
Po si çdo fëmijë, kur fillon të rritet, edhe ne filluam t’i bënim babait pyetje të ndryshme dhe ishim afruar shumë me vëllezërit dhe motrat e tij. Me vëllain e tij më të madh, Nikolas. Ky kishte dy fëmijë. Djali i tij erdhi me një mision në Shqipëri dhe vajza e tij erdhi të kryente disa punë në Bullgari. Ata u përpoqën të krijonin lidhje me familjen në Tiranë.
Nuk ishte diçka sekrete, por në të njëjtën kohë gjërat nuk ishin edhe aq të hapura sa ç’i kishim nga ana e nënes sime. Prandaj ishte i rëndësishëm fakti… se unë jam një person që hyj drejt e në temë. Kështu sapo me ranë në dorë burimet, krijova disa lidhje. Po ashtu edhe miqësinë me Fadilin e shfrytëzova dhe si përfundim zbarkuam në Shqipëri
Keni pasur ju kontakte me anëtarë të komunutetit shqiptar në Boston kur ishit fëmijë?
Jo edhe aq shumë. Siç e thashë, ne jemi rritur në familjen e nënës sime. Edhe im atë kishte një lidhje sipërfaqësore, të vogël, por nuk ishte diçka e thellë me komunitetin shqiptar. Unë për shembull kam më shumë lidhje se ai tani. Me kalimin e viteve… Më kujtohet kur halla ndërroi jetë, funerali saj u bë në Kishën Ortodokse Shqiptare në Sauthend të Bostonit. Dhe ne kemi shkuar atje.
Para se të niste funerali, dukej si një dasmë e madhe. Aty përreth kishte shumë shqiptarë dhe ne takuam njerëz të ndryshëm. Prifti sapo kishte ardhur nga Kosova. Unë e ndiej se me kalimin e kohës po krijoj akoma më shumë lidhje me shqiptarët.
Kam dëgjuar se kur i jeni futur kinematografisë, ju keni pyetur Arnold Shvarzenegerin, nëse duhet ta ndryshonit emrin tuaj ne nje emër arti, apo jo? Është e vërtetë kjo gjë apo jo?
Më duket se ka qenë nëna ime. Meqë ajo është profesore dhe nuk ia ka idenë biznesit të artit. Sepse në filmin tim të parë unë kam qenë rreth 10 a 11 vjeçe.
Profesore dhe biznesi i artit, dy gjëra të ndryshme.
Po, tamam. Ajo as Arnold Shvarzenegerin nuk e njihte, por kur shkuam atje të gjithë hasnin vështirësi me emrin tim. Gjatë gjithë jetes me thoshin, “Dushku, Dushka’. Nuk ma shqiptonin siç duhet mbiemrin. Kështu një ditë mami i tha Arnoldit: “Arnold, njerëzit po më thonë se kemi një mbiemer shumë të çuditshëm. Mos duhet ta ndryshojmë këtë mbiemër? Ai thotë: ‘Më beso mua, kanë për ta mësuar”. Kur mësuan “Shvarzenerger, vë dorën në zjarr se kanë për ta mësuar edhe këtë”.
Mendoj se ishte një ide shumë e mirë që nuk e ke ndryshuar emrin.
Jo, unë s’do ta kisha ndryshuar kurrë. Dhe mendoj se as ajo nuk e kishte seriozisht atë që tha.
Si e nisët jetën tuaj në kinematografi?
Sinqerisht, ishte thjesht punë fati. Im vëlla, ortaku im producent, kur isha 9 vjeçe, im vëlla ishte një aktor, luante gjithmonë role kryesore në shfaqjet e shkollës. Ai kishte gjetur një agjent tregtar. Kemi shkuar në disa prova bashkë dhe unë si motër e shoqëroja. Gjatë provave unë pengohesha dhe rrëzohesha. Drejtori i trupës më pa dhe më pyeti nëse do të vija në provat e filmit të tij që ka qenë edhe filmi im i parë.
Ishin marrë në prova nja 8 mijë vajza në të gjithë vendin. Të gjitha vajzat ishin të veshura me fustane dhe unë isha si djalë. Isha pis në fytyrë, kisha veshur pantallona të shkurta. Isha si një trazovaç i vogël. Ata këtë kërkonin. Roli ishte për një fëmije të prape dhe harrakat.
Duhet të shkonim në Kaliforni për provat e filmit. i telefonuan nënës sime dhe i thanë se duam ta marrim në prova vajzën tuaj për filmin dhe ajo u tha: “Nuk e dua një jetë të tillë për vajzën time. Faleminderit! Mirupafshim! Kështu ajo e mbylli telefonin. Im vëlla, tha: “Mami, është një udhëtim falas për në Hollivud. Çoje në Hollivud falas”.
Dhe e kështu ju shkoni në Kaliforni. Ishte filmi i parë që keni marrë pjesë. “That Night’.
Po ishte i vëllezërve “Uorner”, me Xhulia Luis, C Thomas. Ishte një film i shkurtër, por unë isha personazhi kryesor.
Dhe pas atij filmi ju jeni shpërngulur nga Bostoni në Kaliforni?
Jo, kam jetuar në Boston derisa mbarova shkollën e mesme. Pas atij filmi jam kthyer në Boston, por e njëjta zyrë xhirimi më kishte regjistruar në kasetë për një film të Robert De Niros. Leonardo di Caprio dhe Robert De Niro me titull “This boy’s life”. Aty më caktuan të luaja rolin e vajzës së De Niros. Ata thoshin meqë je shqiptare… Tani edhe de Niro po thotë se është shqiptar.
Po, në Ëikipedia thuhet se nënën ose babain e ka shqiptar, por shqiptar të Italisë së Jugut, ata quhen arbereshë. Po, çfarë ka thënë De Niroja?
Po në atë kohë ai nuk ka thënë gjë se ishte shqiptar. Vetëm kohët e fundi tani i ka dhënë zë këtij informacioni. Në atë kohë ata thanë: Ky është italian, por edhe ti dukesh e tillë. Shqiptar, italian sikur jeni njëlloj. Prapë ti mund të luash rolin e fëmijës së tij. Kështu unë kam luajtur rolin si vajza e tij.
Filmi tjetër i imi ka qenë “True Lies” ku kam luajtur rolin e vajzës së Arnold Shvarcenerit dhe Xhemi Li Kertisit. Por gjithmonë pasi ka mbaruar filmi unë kthehesha në Boston, vazhdoja shkollën. Nëna më ka mësuar të bëja një jetë shumë normale.
A ishte e vështirë të vazhdoje shkollën e mesme dhe në të njëtën kohë të ishe një adoleshente e famshme?
Po, me raste. Ndonjëherë fëmijët e tjerë ishin disi të ashpër. Por gjithsesi, familja ime, e cila ishte një familje fantastike më mësoi të jetoja me këmbët në tokë. Unë isha motra e vogël dhe pritej që unë të bëja pjesën time të punëve të shtëpisë, të respektoja prindërit. Pra nuk sillesha si një yll kinemaje. Kështu nëna ime më lejoi ta vazhdoja këtë karriere.
Po, por ju thatë në fillim se nëna juaj sikur nuk ishte dakord që ju të nisnit karrierën si artiste. A është ajo e kënaqur tani me karrierën tuaj?
Mendoj se ajo është e kënaqur tani pas atyre gjërave të tjera që kam arritur të bëj në karrirerën time dhe ato që po i arrij duke pasur një farë fame. Nëna ime është presidente e një organizate jofitimprurëse në veri të Ugandës , për ish ushtarët fëmijë. Kjo organizatë quhet “ThriveGulu”. Kam shkuar atje me të dhe…
Po babai është i kënaqur me karrierën tuaj?
Po, ai është mahnitës. Edhe im atë ka qenë mësues.
Cilat kanë qenë kontaktet tuaja të para me shqiptarët në SHBA? Ju më parë përmendët Fadil Berishën. Cilat kanë qenë lidhjet e para që keni pasur ju me shqiptarët apo me komunitetin shqiptar atje?
Ndoshta në vitin 2001 kam realizuar një film me titullin “Ërong Turn”. Ishte një film horror. Gjatë gjithë filmit ne kishim vetëm një veshje, sepse ne kishim humbur në pyll. Donin që unë të vishja një bluzë të bardhë. Kërkuan që të vendosja diçka në bluzë, por nuk e dinin se çfarë.
Një emblem, një simbol. Dhe unë u thashë se mund të ofroja një simbol shumë të lezetshëm. U thashë për flamurin shqiptar. Ishte shqiponja me dy kokë. Ua tregova regjisorëve dhe ata thanë: “Shkëlqyeshëm, na pëlqen shumë”. Kështu gjatë gjithë filmit kam mbajtur në kraharor shqiponjën me dy kokë. Pas kësaj pati një vërshim reagimesh nga shqiptarët kudo në botë.
Në atë kohë keni dalë në të gjithë gazetat shqiptare.
Kjo gjë më preku vërtet dhe më bëri të vetëdijshme për të qenë krenare që isha shqiptare. Ishte si një farë zgjimi. Edhe im atë e thoshte shpesh se ndonjëherë krijohej një farë ndjesie turpi të ishte shqiptar.
Sidomos gjatë regjimit komunist.
Absolutisht. Dhe kjo gjë sikur ma theu zemrën dhe e ndjeva sikur gjithmonë kam pasur dëshirën t’u dal në krahë njerëzve për të mbrojtur identitetin e tyre, të jeni krenar dhe ta shprehin atë me zë të lartë. Jo të thonë se ata janë më të mirët, por “ky jam unë dhe jam shumë krenar për këtë dhe s’më vjen turp”.
Kur e mbajta atë, pati një reagim të tillë dhe shumë të rinj filluan të thoshin: “tani që ju jeni kaq krenarë që jeni shqiptarë, edhe unë ndihem krenar që jam shqiptar. Kjo më krijoi një farë dëshire për ta ekspoluar më tej këtë gjë. Pothuajse disa vite më vonë Fadil Berisha erdhi në Nju Jork, në një shfaqje.
Më takoi dhe më tha: “Unë nuk jam i çmendur, por dua që ti të vish në studion time të të bëj fotografi e më pas t’i çoj ato në Shqipëri”. Unë i thashë: Prit t’u telefonoj vëllezërve. Dhe pas ata dolën dhe biseduan. Pastaj u prezantua ky…
Ky ishte takimi juaj i parë me Fadil Berishen?Shkuat në studion e tij?
Në fillim nisa vëllezërit të shihnin. Ata më thanë se çdo gjë ishte në rregull. Ai fotografonte Halle Berry dhe shumë të famshëm të tjerë kështu që mund t’i besonim. Kështu shkuam dhe ai më ka bërë disa fotografi fantastike.
Menaxherët dhe agjentët e mi thanë se ato ishin fotografitë më të bukura qe kisha bërë ndonjëherë ato 15 vite. Ky ishte një goxha bonus. Por kur ai tha se donte t’i çonte ato në Shqipëri, të lutem, merr edhe familjen tënde. Kështu ne erdhëm dhe ishte diçka e jashtëzakonshme.
Cila ishte përshtypja juaj e parë kur ai ju tha se donte t’ju sillte këtu në Shqipëri?
Isha shumë e emocionuar. Unë gjatë gjithë jetës sime kisha udhëtuar nëpër botë me nënën time. Kishim shkuar në Afrikë, Kinë, Kinë.
Por s’e kishit menduar ju më parë të vizitonit Shqipërinë?
Po, por në një moshë më të hershme nuk ishte aq e lehtë të udhëtoje këtu dhe Shqipëria nuk ishte një vend aq i hapur. Ishin krijuar disa ide negative për shqiptarët, prandaj më vjen mirë që m’u dha mundësia të njihja Fadilin dhe që më solli këtu.
Cila ishte përshtypja e babait tuaj pas vizitës së tij të parë në Shqipëri në fillimet e viteve ’90?
Im atë ishte shumë sentimental, shumë pozitiv. Kishin ndodhur shumë ndryshime. Sigurisht, nuk ishin aq moderne sa ç’janë tani. është diçka që s’mund ta përshkruash kur vjen në një vend dhe sheh rrotull, ke ndjesinë se diçka të lidh me këta njerëz. E ke vërtet atë ndjesinë se je mes njerëzve, mes popullit tënd, gjakut tënd. Kështu unë mendoj se ai e ka pasur atë ndjesi në një mënyrë shumë të thellë. Mbaj mend që ai është kthyer me një përshtypje vërtet shumë pozitive.
Ju thatë se keni marrë shumë mesazhe nga Shqiptarët pas filmit “Ërong Turn”. Por a është i njëjti reagimi ndaj jush tani kur të gjithë shqiptarët ju njohin që ju jeni nga Shqipëria dhe ju shohin tatuazhin me shqiponjë?
Tani bëhet fjalë për diçka akoma më të gjerë. Kur erdhëm këtu unë bëra tatuazh në shpinë shqiponjën, im vëlla e bëri tatuazhin në krahë dhe po ashtu edhe im atë në kyçin e këmbës. Ishte organike, por ndodhi shumë shpejt. Por tani më duket shumë sureale. Unë ndihem si një heroinë e këtij vendi dhe nuk e di se ç’kam bërë për të qenë këtu veçse të ndihem krenare që jam nga ky vend dhe përpiqem të jem një shembull i mirë për më të rinjtë dhe të përkrah faktin se njerëzit duhet të ndihen krenar për vendlindjen e tyre.
Sigurisht duhet të pranojnë të gjithë të tjerët, por unë besoj tek kultura, besoj se në këto ditë bashkë me globalizimin, sikur po humbet kultura dhe të gjithë sikur po bëjnë të njëjtën gjë. Mua më pëlqen të mësoj për historinë e një vendi dhe ne pikërisht këtë gjë mund t’ua kalojmë brezave të ardhshëm. Muzika, ushqimi, gjuha, letërsia. është kaq bukur dhe ne kemi nevojë për këtë gjë.
Në fakt, dua të bisedojmë diçka në lidhje me dokumentarin tuaj i cili është shumë interesant. ….Si ju lindi ideja që të xhironit një dokumentar për Shqipërinë?
Në dy vizitat e para, një njërin më babain dhe në tjetrin me nënën time, ne u mahnitëm me bukuritë. S’e kishim idenë për gjithë këtë diversitet, larmi gjeografike, bregdeti, plazhet. Askush s’dinte gjë për Rivierën shqiptare, veçse nëse ishte nga këtu apo e kishte vizituar. Kështu që Fadili na tha “Po sikur të bënit një dokumentar?!” Të bëjmë diçka të veçantë ndërsa vizitojmë vendin.
Tashmë keni vizituar shumë qytete. Le ta realizojmë, ndërsa vizitojmë vendin. Le ta filmojmë. I kam rënë botës kryq e tërthor dhe më pëlqen shumë të udhëtoj. Brenda vetes gjithmonë e kam dashur një diçka të tillë. Kam shumë fansa në çdo vend, nga media sociale, Tëitteri.
Fillova të mendoj që s’i kisha me vete njerëzit në udhëtimet e mia. Gjithçka u përputh dhe ndodhi në çast, dhe të gjithë thamë se duhet ta realizojmë. Fadil Berisha, miku ynë i ngushtë Blerim Destani, vëllai im Neiv, i dashuri im Rik Foks, ne të gjithë vendosëm të vinim këtu. Na u deshën 15 ditë dhe vizituam 15 qytete në të gjithë Shqipërinë.
Cilat ishin përshtypjet pas dy javësh?
Isha shumë e mallëngjyer, u emocionova gjithë ato herë, pata një mori emocionesh. U kënaqa shumë, një farë dobësie të brendshme. Kudo që shkonim kishte diçka të veçantë, diçka magjike, diçka misterioze, diçka të re. U përqendruam në disa vende historike, ishim në Butrint, Apoloni, dhe patjetër shkuam në Korçë.
Kudo që shkonim përshëndeteshim nga njerëz aq mirëpritës, patëm aq shumë afrimitet dhe mikpritje në aq shumë vende, që jo çdokush tjetër ndoshta mund t’i kishte patur domosdoshmërish, dhe kjo më bëri përsëri të mendoj se kjo ishte një thirrje për diçka që duhet ta beja patjetër
Madje as shqiptarët nuk i njohin malet tona aq mirë. A ishin të bukura?
Mahnitëse! Iu ngjitëm lumit të Valbonës. Gjithçka e kemi regjistruar në dokumentarin tonë. Më e mahnitshmja që mund të kem parë ndonjëherë
Si ishte mikpritja e njerëzve? A ishin miqësor?
Përtej kufijve të mikpritjes. Bujaria e tyre si askund tjetër në botë. Kur isha në malësi më shkruan një këngë. Një këngë mirëseardhje për Eliza Dushkun. Poqën një dash në fërlik dhe na e vunë para. Përtej bollëkut material ishte ngrohtësia, bujaria e dalë nga shpirti që të bënte kaq shumë për vete. Kaq shumë emocionuese. Kam një kujtim të veçantë kur sapo kisha vënë tatuazh shqiponjën, shkova tek një dyqan i vogël në cep të rrugës për të marrë ca gjëra të vogla.
Ishim me udhëtim dhe u ndala për të marrë një Tylenol apo ndonjë aspirinë të ngjashme. Ishte një plak i ulur në një karrige, dhe gruaja nga banaku më tha: “Ju jeni Eliza Dushku, unë të njoh”. Dhe plaku që dukej sikur kishte 20 vite pa lëvizur nga karrigia erdhi ngadalë dhe më kapi nga shpatullat dhe ktheu me kurriz dhe puthi shqiponjën në mes shpatullave te mia. Dhe më ngjethet mishi sa herë e kujtoj dhe pati një ndikim të thellë brenda meje.
A jeni e kënaqur me dokumentarin e përfunduar?
Tepër e kënaqur. Ndiej që kemi xhiruar ato që kishim planifikuar të xhironim. Në fakt u kthyem dhe bëmë edhe disa xhirime të tjera të vendlindjes dhe shkurtuam disa të bëra në Mal të zi dhe në Maqedoni. Sepse në vizitën e parë patëm vizituar Maqedoninë dhe Kosovën por s’kishim vizituar Malin e Zi. Dhe ne ishim për ta plotësuar para një muaji e gjysëm.
Erdhëm pa bujë dhe ishim në Ulqin dhe gjithashtu kaluam më shumë kohë me familjen. Dhe kjo ishte përmbyllja e komplet dokumentarit. Jam në ankth dhe shumë e emocionuar sepse tashmë është momenti i madh për t’ua treguar shqiptarëve, miqve dhe personaliteteve dhe ne shpresojmë që do t’u pëlqej.
Si po ju ecën karriera në Shtetet e Bashkuara?
Po ecën shumë mirë. Kaq qenë më ndryshe këto vite sepse kam filluar me produksion krahas aktrimit. Dhe kur je në shfaqje televizive nuk ke shumë kohë të merresh me gjëra të tjera. Por pasi pata një periudhë 22 vjeçare në aktrim filluam të kishim shumë ide e më pas të merreshim edhe me produksion.
Tashmë kemi një kompani produksioni, vëllai im Neit. Dhe kemi dy filma me metrazh të plotë. Po punojmë me skriptet, në njërin luaj edhe unë dhe tek tjetri jepi pas kamerave. Më pëlqen ta mbikëqyr procesin.
Si po të ecën marrëdhënia me basketbollistin Rik Foks?
Po më ecën mirë. Është u ulur këtu në studio. Ai është mbështetës i mahnitshëm. Ne e mbështesim njëri-tjetrin, jemi miq për kokë dhe mendoj se kjo është gjeja më e rëndësishme. Ai më jep një mbështetje vërtet të madhe.
A i pëlqen edhe atij Shqipëria?
Po i pëlqen dhe bën atë shenjën e shqiponjës me duar. I pëlqen ushqimi. Të dyve na pëlqen gatimi shqiptar. I pëlqen të takojë njerëzit dhe shpesh thotë tani e kuptoj se nga e ke marrë vitalitetin që ke. Tani ta kuptoj atë pjesën tjetër të karakterit tënd. Mendoj se Shqipërinë e kam shumë në gjak dhe në temperament.