Reforma në drejtësi dhe SPAK si derivat i saj është produkt i angazhimit të SHBA-BE. Nuk ka dyshim që pa vullnetin e Partisë Socialiste SPAK do të mbetej thjeshtë një iluzion ose do kishte fatin e ‘dhjetëra’ reformave që bërë politika shqiptare gjatë tre deladave. Pavarësisht dëshirës dhe ndoshta edhe përpjekjeve për t’a kontrolluar, fakti që sot SPAK ka mbushur burgjet me socialistë dhe asnjë pushtetar i PD nuk është në burg, tregon jo vetëm një institucion të pavarur, por jashtë çdo kontrolli.
Mbështetje me votë e SPAK-ut nga partia në pushtet është pamjaftueshme pa mbështetjen mediatike. Që kur nisën diskutimet e para dhe deri më sot, disa media kanë qenë dhe janë mbështetëse reale dhe stoike të reformës në drejtësi dhe SPAK-ut. Ato janë Top Channel, Report Tv, Top News, Dritare Tv, gazeta Tema, gazeta Dita etj. Një rreth gazetarësh dhe analistës mbeten gjithashtu mbështetës seriozë të SPAK-ut.
Ndryshe nga BIRN që paguhet për t’i bërë propagandën SPAK ashtu si Zëri i Popullit partisë, mediat e përmenduara më lart, krahas mbështetjes sistematike, edhe kanë kritikuar aspekte të veprimtarisë së SPAK si; Masat ekstreme dhe jo propocionale të sigurisë, standarde të dyfishta, një qasje më toleruese dhe kompleksuese për subjekte të opozitës në raport me ashpërsinë e demostruar për zyrtarët socialistë, njëfarë njësimi mes SPAK dhe GJKKO, apati për dosjet e Gërdecit dhe 21 Janarit etj.
Çfarë ndodh? Kur mediat pro reformës në drejtësi kritikojnë SPAK, kërcejnë si kangut mediat e kontrolluara nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, dy armiqtë e deklaruar dhe të përbetuar të SPAK. I pari non grata dhe nën akuzë për korrupsion, ndërsa i dyti në burg për korrupsion dhe pastrim parash, Ilir Meta dhe Sali Berisha e kanë shpallur SPAK-un organizatë kriminale dhe janë përbetuar se do t’a shkrijnë dhe do hakmerren ndaj prokurorëve nëse vijnë në pushtet.
Çdo kritikë ndaj SPAK nga rrethi mediatik pro reformës dhe Perëndimit, si për ironi, konsiderohet nga mediat e dyshes Berisha-Meta si kërcënim, vepër e grupit kriminal mediatik, shantazh, intimidim etj. Kështu, sipas tyre, kritikat ndaj SPAK lejohen vetëm nga Vesho mallisti, Belind Këlliçi, Çim Peka, Syri Tv dhe sigurisht nga Ilir Meta dhe Sali Berisha. Përshembull kur Vesho dhe Belind Këlliçi sulmojnë prokurorë dhe gjyqtarë të dosjeve të Metës dhe Berishës, konsiderohet kritikë e lejuar për qëllimi udhëzimi dhe riedukimi. Kur mediat e mëdha dhe kryesore kritikojnë Ols Dadon për shëmbull se është emërur në mënyrë të jashtëligjshme dhe ka fshehur pasurinë, kjo konsiderohet krim mediatik!